Rajoni

Ish-ushtari i UÇK-së: Shtëpia e Thaçit nuk ka derdhur asnjë pikë gjak për Kosovën

Geci tha se familja e tij po linçohet me të pavërteta rreth luftës.
Featured image of article: Ish-ushtari i UÇK-së: Shtëpia e Thaçit nuk ka derdhur asnjë pikë gjak për Kosovën Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci

KOSOVË- Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, në një rrëfim në mediat në Kosovës ka thënë se familja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka derdhur asnjë pik gjak gjatë lufës.

Në një intervistë në emisionin “Presing” në TV, Geci tha se familja e tij po linçohet me të pavërteta rreth luftës. Ai shtoi se ka dhënë shumë për Kosovën dhe nuk ikën kurrë, pavarëissht sulmeve që i janë bërë atij dhe familjes së tij.

Më tej ai ka hedhur akuza kundër familjes së Presidentit Hashim Thaçi, duke u shprehur se s’kanë derdhur gjak në luftë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa anëtarë të familjes i ka pasur Thaci në luftë. Shtëpia e Thacit nuk ka derdhur asnjë pikë gjak për këtë vend. Ka familje të dëshmorëve që për 100 vite luftë me Serbinë kanë humbur mbi 20 meshkuj. Ndoshta edhe më shumë. Ku janë sot ata? Thaci kishte të drejtë të thotë në gjykatë se Glauk Konjufca dhe Albin Kurti janë prapa organizatës “Syri i Popullit”. Pse nuk kam të drejtë unë të kërkojë drejtësi për të vrarët?”, u shpreh ai.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment