Sport

Ish-sulmuesi i njohur tregon varësinë ndaj pokerit: Isha adoleshent, një natë humba 6 mln paund

Edhe sot sulmesi 32-vjeçar nuk ka hequr dorë nga loja e pokerit por tregon se tashmë luan me shuma mjaft të vogla
Featured image of article: Ish-sulmuesi i njohur tregon varësinë ndaj pokerit: Isha adoleshent, një natë humba 6 mln paund Nicklas Bendtner

DANIMARKË-Nickolas Bendtner, ishte një nga lojtarët që mund të kishte një të ardhme të ndritur, por bëmat e tij jashtë fushe e bën që të humbiste shpejt shkëlqimin si futbollist. I fiksuar apo i apasionuar pas lojrave të fatit Bendtner kalonte thuajse çdo natë në kazino. Mendonte se e kishte veten dhe fatin nën kontroll por një natë rezultoi e kundërta.

Në një intervistë dhënë së fundmi, sulmuesi tregon se kur ishte vetëm 19-vjeç humbi afro 6 milion paund ose 50 milion krone, me konvertimin e monedhës vendase. Atë natë Bendtner ka rrëfyer se ka luajtur përballë një profesionisti. Edhe sot sulmesi 32-vjeçar nuk ka hequr dorë nga loja e pokerit por tregon se tashmë luan me shuma mjaft të vogla.

“Kam luajtur shumë poker në jetën time. Unë kam luajtur kundër një lojtar profesionist poker që kur isha 19 vjeç. Është e vështirë të vendosësh një shumë se sa kam humbur, por është rreth 50 milion krone daneze – 6 milion paund. Kjo ishte për lojërat e fatit, argëtim dhe telashe. Unë nuk do të thoja se kam pasur një problem kumari. Unë gjithmonë kam qenë në gjendje ta kontrolloj atë. Kam humbur shumë para – një shumë krejtësisht jorealiste.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë në të kaluarën kam luajtur në lojëra vërtet të mëdha. Një natë në Londër gjërat dolën jashtë kontrollit dhe ato mund të kishin përfunduar vërtet gabim. Ajo përfundoi jo aq keq. Ishte diçka me të cilën mund të jetoja. Por nga ajo natë e tutje, lojërat me shuma të larta kanë mbaruar për mua. Që atëherë kam zgjedhur të luaj për shuma shumë më të vogla. Tani unë kryesisht luaj për hir të lojës. Një nate luajtëm poker me një grup të ri miqsh. Ne vendosëm vetëm 100 krone, pra 12 paund secila”- ka treguar Nickolas Bendtner.

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment