Sport

Ish-sulmuesi i Kukësit doli i prekur nga COVID-19, flet pas testit: Nuk e kuptoj, ndihem shumë mirë

Ylli i skuadrës së Dritës në Kosovë iu është nënshtruar testeve në Shkup dhe, për fatin e tij të keq, ka dalë i prekur nga COVID-19.
Featured image of article: Ish-sulmuesi i Kukësit doli i prekur nga COVID-19, flet pas testit: Nuk e kuptoj, ndihem shumë mirë Izair Emini

Sot u raportua se Izari Emini, ish-futbollist i Kukësit në Superligën shqiptare të futbollit, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Ylli i skuadrës së Dritës në Kosovë iu është nënshtruar testeve në Shkup dhe, për fatin e tij të keq, ka dalë i prekur nga COVID-19. Emini është shprehur krejt i befasuar për rezultatin, sepse sipas tij nuk ka patur asnjë simptomë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk arrij ta kuptoj si kam dalë pozitiv, sepse jam shumë mirë dhe nuk kam ndonjë simptomë, grip apo diçka tjetër. Nuk kam patur temperaturë, as kam probleme me fytin apo me gjoksin”, ka deklaruar Emini për Klan Kosova.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment