Bota

Ish-shoqja e klasës nxjerr sekretet e diktatorit Kim Jong: Nuk ishte një playboy, kishte frikë nga vajzat

Anna Fifield ka shkruar në librin e saj “The Great Successor: The Secret Rise and Rule of Kim Jong-un”, se diktatori i Kores së Veriut ishte i vetmuar dhe kishte frikë nga vajzat në shkollë, gjatë kohës që kryente studimet në Zvicër.
Featured image of article: Ish-shoqja e klasës nxjerr sekretet e diktatorit Kim Jong: Nuk ishte një playboy, kishte frikë nga vajzat Kim Jong

KOREA E VERIUT– Ish-shoqja e shkollës së udhëheqësit Kim Jong, ka nxjerr një sekret të diktatorit. Sipas mediave të huaja, Anna Fifield ka shkruar në librin e saj “The Great Successor: The Secret Rise and Rule of Kim Jong-un”, se diktatori i Kores së Veriut ishte i vetmuar dhe kishte frikë nga vajzat në shkollë, gjatë kohës që kryente studimet në Zvicër.

Në një kohë kur adoleshentët thyenin çdo rregull, Kim Jong-un nuk ishte një adhurues i festave apo playboy. Ai nuk shikonte në kampet e shkollës, festa apo disko. Kurrë nuk ka pirë qoftë një pikë alkooli. Madje ai shmangte në mënyrë absolute kontaktet me vajzat,”-ka thënë ajo. 

Me librin e saj Anna i drejtohet një audience të caktuar, më konkretisht atyre personave që kanë pasur kontakte me Kim, kur ai ishte adoleshent.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kim Jong-un ose Kim Jong Un ka lindur më 8 janar 1982 dhe është udhëheqësi i Koresë së Veriut që nga viti 2011 dhe udhëheqës i Partisë së Punëtorëve të Koresë që nga viti 2012. Ai është fëmija i dytë i Kim Jong-il, nipi i Kim Il-sung, i cili ishte themeluesi dhe udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut nga themelimi i saj në 1948 deri në vdekjen e tij në 1994. Sakaq, Kim Jong është i martuar me Ri Sol-ju në 25 korrik 2012. Ata kanë dy fëmijë një djalë që quhet Dennis Rodman, dhe një vajzë të quajtur Ju-ae.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment