Kuriozitete

Ish- shkencëtari i Nasa deklaron se jeta jashtëtokësore është zbuluar në mars që para 40 vjetësh

Drejtori investigues, ka thënë se dokumentet e shkencëtarëve mbi provëzat e mbledhura në Mars, gjithashtu faktojnë se në planetin e kuq u gjend një formë e re jete, dhe pse në përmasa mikroskopike.
Featured image of article: Ish- shkencëtari i Nasa deklaron se jeta jashtëtokësore është zbuluar në mars që para 40 vjetësh

NASA – Gillbert Levin, drejtori i investigimeve mbi kërkimet eksperimentale të Nasës, për misionin e saj në Mars, ka deklaruar në një raport të shkruar për mediat, se në vitin 1976, kur u krye edhe fluturimi i parë robotik në Mars, në planetin e kuq janë gjetur dhe disa mikro organizma të gjallë, që vërtetojnë jetën jashtetokësore.

Drejtori investigues, ka thënë se dokumentet e shkencëtarëve mbi provëzat e mbledhura në Mars, gjithashtu faktojnë se në planetin e kuq u gjend një formë e re jete, dhe pse në përmasa mikroskopike.

Por, sipas Gillbert, Nasa është munduar ta fshehë këtë fakt, dhe nuk e ka pranuar asnjëherë zyrtarisht ekzistencën e një jete jashtëtokësore, dhe pse i ka ditur fare mirë provat që e faktojnë atë.

Gilbert nuk njihet si ndonjë fans i madh i teorive jashtëtokësore, por ai është një inxhinier mjaft i zoti, si dhe një shkencëtar që ka krijuar kompaninë e tij kërkimore ‘Spherix’.

Në artikullin e tij të titulluar ‘ Unë jam i bindur që ne gjetëm jetë jashtëtokësore, në Mars në vitin 1976’ ai shkruan:

“Më 30 korrik 1976, LR i ktheu rezultatet e saj fillestare nga Marsi.

Mrekullisht, rezultatet ishin pozitive. Ndërsa eksperimenti përparonte, gjithësej katër rezultate pozitive, të mbështetura nga pesë kontrolle të larmishme, u nxorrën nga anija kozmike ‘Viking’ .

Tabela e të dhënave sinjalizoi zbulimin e frymëmarrjes mikrobike në Planetin e Kuq. Sinjalet nga Marsi ishin të ngjashme me ato të prodhuara nga testet LR të gjallesave në Tokë.

Mesa duket ne kemi përgjigjen e pyetjes përfundimtare. Dioksidi i karbonit rigjenerohet në Mars, njësoj siç bën edhe në tokë. ”

Burimi:ThemindUnleashed

E.C/Dosja.al

Shto Koment