Bota

Ish-shefi i kabinetit të Trump: Nëse humbet, do kandidojë sërish në 2024

VIDEO
Ish-kongresmeni e përshkroi Trump si një 74-vjeçar me shumë energji të cilin ai pret që të angazhohet më tej në 2024 ose 2028 nëse do të humbte.
Featured image of article: Ish-shefi i kabinetit të Trump: Nëse humbet, do kandidojë sërish në 2024 Mick Mulvaney

SHBA– I dërguari special i presidentit amerikan për Irlandën e Veriut, Mick Mulvaney u shpreh se Donald Trump do të kandidojë përsëri për presidencën e SHBA nëse ai humbet në këto zgjedhje ndaj Joe Biden.

Ish-kongresmeni e përshkroi Trump si një 74-vjeçar me shumë energji të cilin ai pret që të angazhohet më tej në 2024 ose 2028 nëse do të humbte.

Unë absolutisht do të prisja që presidenti të qëndronte i përfshirë në politikë dhe absolutisht do ta vendosja atë në listën e ngushtë të njerëzve që ka të ngjarë të kandidojnë në 2024“, tha Mulvaney që ka qenë shef i kabinetit të Trump përpara se të merrte detyrën e re.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në SHBA, vazhdon numërimi i votave, për zgjdhjen e Presidentit. Joe Biden ka tashmë 264 vota elektorale, kundrejt Donald Trump që ka vetëm, 214. Demokratit i duhen të paktën tre vota për të kapur minimumin e 270 votave elektorale që e bëjnë atë Presidentin e ardhshëm të SHBA-ve. E ndërsa Trump, do të duhet të fitojë të katër shtetet e mbetura që luajnë rol vendimtar për mandatin e radhës. Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Georgia, janë të vetmet tek të cilat numërimi s’ka përfunduar ende. Trump është në avantazh në të tre nga katër shtetet e mbetura përveç Nevadës. Në Nevada janë ‘mailvoting’, ende pa u numëruar të cilat favorizojnë Biden. Dhe vetëm Nevada do të mund ta çonte Biden në Shtëpinë e Bardhë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment