DiasporaRajoni

Ish-shefi i Eulex: Fakti që ambasadori gjerman tha se ka një letër më duket se pranon ekzistencën e saj

Atij i duket se ambasadori gjerman megjithatë e pranoi se ekziston një “non-paper”, pasi tha se mund të ketë ndonjë letër, burim i së cilës nuk është Gjermania apo Franca.
Featured image of article: Ish-shefi i Eulex: Fakti që ambasadori gjerman tha se ka një letër më duket se pranon ekzistencën e saj

KOSOVË-Ish-shefi i gjykatësve të misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons, i ka reaguar ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili mohoi se ekziston një “non-paper” i Gjermanisë dhe Francës lidhur me pikat e marrëveshjes përfundimtare që duhet të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Atij i duket se ambasadori gjerman megjithatë e pranoi se ekziston një “non-paper”, pasi tha se mund të ketë ndonjë letër, burim i së cilës nuk është Gjermania apo Franca.

‘’Koment interesant: “Mund të ketë një letër…” A është ky një pranim Ambasador se ekziston, me të vërtetë, një “non-paper”?”,- shkroi Simmons në Twitter.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë “non-paper” i publikuar mediat është “fake news”.

”E ashtuquajtura “non paper” francezo-gjermane e publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është francezo-gjerman. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajcak, sic e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”,- shkroi Rohde në Twitter.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment