Rajoni

Ish-Sekretarja e Shtetit Albright, nderohet me çmim: Kosova është e pavarur, duhet ta njohin si të tillë

Gjatë ceremonisë së marrjes së këtij çmimi, Albright u shpreh se ishte shumë e lumtur që është pjesë e Kosovës.
Featured image of article: Ish-Sekretarja e Shtetit Albright, nderohet me çmim: Kosova është e pavarur, duhet ta njohin si të tillë Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA, Madaleine Albright

KOSOVË- Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA, Madaleine Albright, ka thënë se ndjehet e nderuar pasi iu nda çmimi “Urdhri i Lirisë” nga Presidenti Hashim Thaçi.

Gjatë ceremonisë së marrjes së këtij çmimi, Albright u shpreh se ishte shumë e lumtur që është pjesë e Kosovës.

Më duhet të them se jam e nderuar dhe asgjë nuk më  bën më të lumtur sesa që jam pjesë e Kosovës. Kurrë s’do ta harroj ardhjen në Prishtinë menjëherë pas luftës ku shiheshin turma njerëzit dhe slogane “Faleminderit Amerikë”, është shprehur Albright.

Më tej ajo është shprehur se SHBA bëri gjënë e duhur që të ndihmojë njerëzit e Kosovës që ta fitojnë lirinë.

Jam e lumtur që jam këtu. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të njihet si i tillë. Jam e lumtur që njihem si sikush që ka kontribuuar për këtë”, shtoi ajo.

Sot në Kosovë është zhvilluar ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit nga forcat serbe. Në një ceremoni të zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë marrë pjesë liderët e Kosovës e Shqipërisë, por dhe figura të larta të SHBA. Të pranishëm kanë qenë ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton i cili dha urdhër në 1999 që të bombardohej Serbia. Sot përshëndeti qytetarët e Kosovës dhe ish-Sekretaria e Shtetit, Meledeine Albright, që tha se kishin marrë vendimin e duhur që i sollën lirinë Kosovës. Ndërkohë liderët që mbajtën fjalë falënderuar SHBA për ndihmën e madhe që u ka dhënë këto 20 vite.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment