Rajoni

‘Kosova’ del për herë të dytë para tribunalit, Hooper kërkon lirimin e ish-Presidentit Thaçi dhe ndarjen e tij nga të akuzuarit e tjerë. Prokuroria: Duam 30 ditë shtesë për dorëzimin e materialeve. Avokatët: E padrejtë, e qëllimshme

  • Mbi 40 mijë faqe material kundër ish-krerëve të UÇK-së
  • Policia polake u jep ‘bujë’ arrestimeve të ish-krerëve të UÇK-së, del blof me foton e Krasniqit
  • Kosova sërish në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë dalë ditë e sotme, para tribunalit të Hagës. Gjyqi u zhvillua me debate. Prokuroria kërkon shtyrjen e afatit me 30 ditë për dorëzimin e materialeve të nevojshme dhe nisjen e gjyqit në qershor të vitit të ardhshëm. Mbrojtja i konsideron të paarsyeshme dhe të padrejta të dyja kërkesat. Gjykatësi futet në mes, i kërkon mbrojtjes të mos mësojë prokurorinë si të bëjë punën.
    Featured image of article: ‘Kosova’ del për herë të dytë para tribunalit, Hooper kërkon lirimin e ish-Presidentit Thaçi dhe ndarjen e tij nga të akuzuarit e tjerë. Prokuroria: Duam 30 ditë shtesë për dorëzimin e materialeve. Avokatët: E padrejtë, e qëllimshme Pamje nga seqanca në Hagë

    HOLLANDË– Për herë të dytë, ish-Presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë dalë ditë e sotme, para tribunalit të Hagës. Gjyqi ndaj katër zyrtarëve nisi me 45 minuta me vonesë. Fillimisht sihte lajëmruar se do të fillonte në orën 11:00, por me një njoftim të minutës së fundit, seanca u shty me 45 minuta.

    Në orën 11:45, u bë apeli për praninë e përfaqësuesëve të palëve. Seanca nisi me kërkesën e prokurorisë për zhvillimin e procesit gjyqësor në verën e vitit që vjen. Loson tha se procesi duhet të nisë sa më shpejt, por shtoi edhe një kërkesë tjetër. Ajo kërkoi edhe 30 ditë shtesë për dorëzimin e materialeve të palës së akuzës. Sipas prokurores, dokuementet duhet redaktuar dhe pala ka nevojë për më shumë kohë.

    Mbrojtësit, të dyja kërkesat i konsideruar të palogjikshme. Sipas avokatëve, gjykimi nuk mund tënisë kurrsesi në verën e vitit që vjen, pasi prokuroria ka hetuar pej vitesh për këtë çështje, ndërsa mbrojtja ka vetëm një javë që është në dijeni. Ata kërkuan shtyrjen e këtyre data mes këtij debati, u fut edhe gjykatësi Nicolas Guillou. Ky i fundit u shpreh se në seancën e sotme gjyqësore nuk do të caktohet data për gjykim, por gjithsesi shtoi se nuk i takon mbrojtjes që të caktojë se si do ta bëjë punën prokuroria.

    Avokati i Hashim Thaçit, David Hooper ka kërkuar që zyrtari të lirohet me kusht. Në fjalën e tij gjatë seancës gjyqësore, Hooper tha se në dokumentet që i janë dorëzuar ka gjetur redaktime të çuditshme ku shkruhet edhe për sjelljen e keqe të të burgosurit. Ai kërkoi edhe dorëzimin e dokumenteve të rregulluara brenda tre ditëve në mënyrë që kërkesa e tij të realizohet. Sipas Hooper, të katër të pandehurit të ndahen dhe të gjykohen veçmas edhe pse janë në një çështje.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Seanca e parë për Thaçin dhe për tre zyrtarët e tjerë të Kosovës, u mbajt më datë 9 nëntor. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u vetëdeklaruan të pafajshëm para tribunalit të Hagës.

    Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

    (f.m/dosja.al)

    • 14:07

      Kërkon ndarjen e tij nga Veseli, Krasniqi dhe Selimi/ Avokati i Thaçit: Dua të lirohet me kusht, në dokumente kam gjetur fjalë të çuditshme, klienti im është sjellë keq?

      Avokati i ish-Presidentit Hashim Thaçi, David Hooper ka kërkuar që zyrtari të lirohet me kusht. Në fjalën e tij gjatë seancës gjyqësore, Hooper tha se në dokumentet që i janë dorëzuar ka gjetur redaktime të çuditshme ku shkruhet edhe për sjelljen e keqe të të burgosurit. Ai kërkoi edhe dorëzimin e dokumenteve të rregulluara brenda tre ditëve në mënyrë që kërkesa e tij të realizohet. Sipas Hooper, të katër të pandehurit të ndahen dhe të gjykohen veçmas edhe pse janë në një çështje. “Kërkoj lirimin me kusht të klientit tim. Në dokumentet që më janë dorëzuar, kam gjetur redaktime të çuditshme, ka pasur ndryshime emrash dhe fliste për një sjellje të keqe. Klienti im është sjellë keq? Kërkoj që brenda tre ditëve mundësisht të më dorëzohen dokumentat e plota sepse do bëj kërkesën zyrtare. Madje, sipas mendimit tim, të katër të pandehurit duhet të ndahen që të kemi mundësi të bëjmë parashtrime individuale,”- tha avokati.

    • 13:05

      Gjykatësi i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou qetëson palët: Sot nuk caktohet data e nisjes së procesit gjyqësor, mbrojtja s’mund t’i tregojë Prokurorisë si ta bëjë punën

      Gjykatësi i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou qetësoi palët teksa tha se seanca e sotme nuk konsiston në caktimin e datës për nisjen e procesit gjyqësor. Në momentin që Prokuroria kërkoi kohë për dorëzmin e materialit dhe pala mbrojtëse e konsideroi të qëllimshme vonesë, Guillou tha se duhet pritur procesi i nxjerrjes së dokumentacionit nga prokuroria. “Sot nuk do të caktohet data për fillimin e këtij procesi, raporton Gazeta Express. Sa më shpejtë që të përfundojë procesi i nxjerrjes së dokumentacionit nga prokuroria, aq më shpejtë do të vazhdohet me procedurën,”- tha ai. Referuar fjalëve të mbrojtjes, gjykatësi tha: Nuk i takon mbrojtjes që t’i tregojë Prokurorisë se si ta bëjë punën. Prokuroria duhet lënë që ta bëjë punën dhe më pas do ta gjykojmë në seancë materialin dhe informacionet.

    • 12:55

      Përplasje në gjyq/ “Kemi 1500 prova dhe 153 dëshmitarë”, Prokruroria kërkon shtyrjen e afatit për dorëzimin e materialeve, avoaktët: Po bëhet qëllimisht, po na teston durimin dhe po na heq të drejtat

      Seanca gjyqësore në tribunalin e Hagës është shoqëruar me përplasje. Prokuroria kërkon shtyrjen e afatit me 30 ditë për dorëzimin e materialaeve. Në fjalën e marrë, prokurorja tha se ka nevojë për më shumë kohë, pasi ka 1500 prova dhe 153 dëshmitarë dhe se tesktet kanë nevojë që të redaktohen. Gjithashtu, prokuroria kërkoi mbrojtje për dëshmitarët. Kjo gjë u prit keq nga pala mbrojtëse. Avokatët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe të Selimit u shprehën se kjo shtyrje po bëhet me qëllim. Avokati i Veselit madje shtoi se fskti që prokuroria kërkon më shumë kohë, pranon se aktakuzat janë të pasakta dhe kanë nevojë për akoma më shumë redaktime.

      Pjesë nga replikat

      Prokurorja: Duam shtyrje afati për 30 ditë. Kemi 1500 prova dhe 153 dëshmitarë. Kemi nevojë për kohë

      Hooper: Nëse mund të nxjerrin materialin deri në fund të muajit maj, atëherë pse nuk e bëjnë këtë?

      Emerson: Jam i zhgënjyer, prokoroa po kërkon të përfitojë nga fakti që mbrojtja ka nevojë për kohë për hetime të hollësishme dhe kërkon të përligjë me shtyrjen e afatit për dorëzimine materialeve brenda 30 ditëve. Në këtë mënyrë na ul mundësinë për të hetuar. Këtë propozon vetë prokuroria kur e çon afaktin e dorëzimin e materialeve në fund të majit. Pastaj ne na duhen të paktën 18 muaj hetime dhe ata nuk na presim. Kërkoj që gjykata të bëjë që prokuroria tu përmbahet detyrimeve. E shoh si diçka të jashtëzakonshem këtë gjë. Ne duam gjithashtu kohë të përshtatshme për përfundmin e hetimeve. Nuk  e di se pse prokuroria synon të na pamundësojë të drejtat tona dhe po na vë në në testim. Çfarë interesi ka?

      Jang: Jam i shkurtër, do të përdor një shprehje franceze…. Nëse prokurorisë i lejohet të vonojë dorëzimin e materialeve dhe mbrojtjes i ndalon kohën e nevojshem, zoti gjykatës merrni parasysh çdo gjë. Ne do ta kemi parasysh.

      Alagendra: Kërkuam që prokuroria të ketë afat deri në 31 maj, dhe më pas të përgatitemi për gjykim.

      Prokurorja: Nuk kemi thënë në asnjë moment që vonesa është e qëllimshme. Ne do të përpiqemi që të përmbushemi afatet që është 31 maj 2021. Më pas, nxjerrja em aterialeve do të bëhet me vijimësi, ndonjëherë duhet shumë kohë, ndonjëherë bëhet para afatit. Më e përshtatshme është që këto afate t’i lihen prokurorisë, ta vendosim ne se si e dorëzojmë sipas disponueshmërisë.

      Emerson: Nuk është reflektim ky. Ajo që tha më herët është se nëse mbrojtja parshikon që gjykimi të fillojë shumë më vonë se qershori i vitit të kaluar, atëherë prokuroria kërkon të shtyjë afatet. Tani e ndryshoi. Po e them që të jetë mjaft e qartë se çfarë u tha për procesverbalin. Ajo që unë pyeta dhe që prokurorja nuk u përgjigj është se përse po shtyn afatet?

      Prokurorja: Nuk kam asgjë për të shtuar.

    • 12:39

      Prokuroria kërkoi shtyrjen e afatit 30 ditor për përgatitjen e materialit, avokaët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit: Problem, kjo na bën të mos fillojmë në kohë mbrotjen

      Vijon debati gjatë seancës gjyqsore në Hagë. Pala mbrojtëse mori fjalën pasi Prokuroria kërkoi shtyrjen me 30 ditë të afatit të dorëzimit të dokumenteve. Avokatët e katër zyrtarëve kosovarë, thanë se kjo kërkesë tregon se prokuroria ka mangësi në dokumentacione. Avokatët (thuajse njezëri): Do shohim se çfarë do të ndodhë në seancën tjetër. Unë nuk është se kam ndodnjë parashtrim konkret, por nëse prokuroria kërkon kohë shtesë, atëherë edhe mbrojtja nuk përgatitet në kohë. Kjo tregon edhe që prokuroria ka mangësi në dokumente.

    • 12:34

      Prokuroria kërkon shtyrjen e afatit 30 ditor: Duam mbrotje dhe për dëshmitarët

      Prokuroria ka kërkuar shtyrjen e afatit të dorëzimit me 30 ditë për dorëzimin e materialeve. Në fjalën e mbajtur gjatë seancës gjyqësore, Prokurorja Loson tha se në materiale janë vënë re disa pjesë që kanë nevojë për redaktime dhe kjo gjë kërkon kohë. “Prokuroria kërkon edhe mbrojtjen e dëshmitarëve të identifikuar në aktakuza dhe në materialet e nxjerra. Ne kemi bërë përgatitje por bëhet fjalë për një dosje të madhe dhe për shumë material. Këto hapa nuk do të ishin marrë, pot ë mos ishin të nevojshme. Jo i gjithë materiali kërkon redaktime. Duhet tre njerëz dhe dy ditë plotë, për të përgatitur nxjerrjen e informacionit. Na duhen 4-6 ditë pune në mënyrë që të jepnin informacionet për nxjerrjen e materialeve. Përkufizimi i sa më shpejt të jetë e mundur për neve do të ishte 30 ditë,”- tha prokurorja.

    • 12:27

      Avokatja e Krasniqit: Ç’është kjo punë, ne para një jave erdhëm në Hagë, Prokuroria ka vite që na heton


      Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra e ka konsideruar të palogjikshëm vendimin e prokuroisë për të nisur procesin gjyqësor në qershor të vitit 2021. Sipas avokates, kjo e bën të oamundur përgatitjen e mbrojtjes. Ajo shtoi se prokuroria ka patur mjaft kohë dhe se i ka hetuar avokatët prej më shumë se pesë vitesh, ndërsa mbrojtja, jo. “Duhet më shumë kohë. E konsideroj të logjikshëm arsyetimin e mbrojtësve të tjerë. Prokororia n aka hetuar prej 5 vitesh, unë vetëm para një jave erdha në Hagë. S’e kuptoj këtë punën e gjyqit,”- tha Venkateswari.

    • 12:22

      ‘Shpërthen’ në seancë avokati i Veselit: Gjykata të vendosë balancat, aktakuzat janë qesharake, prokuroria po i heton prej vitesh, ndërsa mbrotja s’është lajmëruar


      Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit ka shpërthyer keq gjatë senacës gjyqësore që është zhvilluar në Hagë. Emerson kërkoi që gjykatësi të vendsoë balancat, pasi sipas tij, prokuroria po merr shumë më tepër lëshime se sa mbrojtja.  Avokati i Veselit bëri gjithashtu me dije se gjyqi nuk mund të nisë deri në verën e vitit 2022, madje edhe këtë procedurë e konsideroi herët, spese sipas tij, mbrotjja ka nevojë për më shumë se 18 muaj kohë që të nisë hetimet e saj. Emerson kërkoi edhe kursimin në përdorimin e fjalës organizatë kriminale për UÇK-në, pasi u shpreh se ata perosna që janë arrestuar, nuk janë nisur me mision për të vrarë serbët apo qytetarët e tjerë. Krimet e luftës apo vrasjet, avokati i konsideroi si mbrojtje të kosovarëve dhe shqiptarëve ndaj sulemeve që u janë bërë atyre.  “Gjykatësi duhet të vendosë balancat. Ka nevojë për hetime edhe nga ana e mbrojtjes. Gjyqi nuk mund të fillojë përpara qershorit të vitit 2022. Prokuroria ka pasur pesë vite kohë për ta shqyrtuar të gjithë procedurën. Edhe mbrojtjes i duhen të paktën 18 muaj hetime. Nuk ka ekzistuar ndërmarrja kriminale ep ërbashkët. Nuk ka baza të tjera ligjore për ta quajtur zotin Veseli përgjegjës të akteve kriminale të të tjerëve. UÇK-ja u ngrit për të mbrojtur popullatën e Kosovës që u vra nga Serbia. Vendi u përfshi nga kaosi. Unë gjykoj që gjyqi nuk mund të fillojë deri në vitin 2022, madje muaji qershor i atij viti më duke shumë i hershëm. Tribunali i Hagës mori vetëm 6 zyrtarë serbë. Kjo cëcshtje po trajtohet në mënyrë të gabuar. Kur të dalin provat që ka prokuroria, kjo aktakuzë, do të quhet qesharake. Në kontekstine  sulemev të organizuara të Serbisë dhe Jugosllavisë, shqiptarët u organizuanë në fhsatra për të mbrojtur popullin e tyre. Këto u bënë për të mbrojtur vten dhe popullin. Mund të jenë kryer krime por për këto gjëra mbajnë përgjegjësi vetë individët. E vetmja ndërmarrje që ekzistonte ishte ajo që po mbronte popullin nga krimet jugosllavë. Objektivi i tyre nuk ishte të kryenin krime, por të mbronin veten. Nëse nuk do të ishin mbështetur nga popullata, UÇK-ja nuk do të ishte këtu ku është sot. Këta janë njerëz njësoj sit ë gjithë qytetarët e Kosovës. Këta erdhën nga të gjitha anët e vendit, për një qëllim, të mbronin tokën. Ky qëllim është trajtuar gabim. Nuk mund të gjesh disa krime individuale dhe të krijosh organizatë krimesh. Prokuroria nuk mund të provojë asnjë akuzë të sajën. Janë akuza jorealiste,”- tha Ben Emmerson.

    • 12:11

      “Të nisë gjykimi ne verën e vitit 2021”/ Avokati i Thaçit: Absurde, as aktakuza nuk është shkruar në mënyrë korrekte

      David Hooper, avokati i ish-Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale të Hagës, e ka konsideruar të papranueshme nisjen e procesit gjyqësor në verën e vitit 2021. Ai shtoi se mbrojtja ka nevojë për më shumë kohë për tu përgatitu dhe se nuk është lajmëruar në kohë.

      “Është absurde, gjykimi nuk mund të fillojë në qershor të vitit të ardhshëm. Ndoshta një vit më vonë. Përsa i përket aktakuzës, është e redaktuar. Aty thuhet krimi është bërë në këtë ditë, dhe dita nuk caktohet. Me këtë punë janë marrë oficerë të specializuar dhe nuk është bërë në mënyrë korrekte,”- tha Hooper.

    • 12:08

      Kosova në Hagë, Prokuroria: Gjykimi të fillojë në verën e vitit 2021, mbrojtja është lajmëruar


      Prokuroria ka kërkuar që gjykimi i katër zyrtarëve të Kosovës të nisë në verën e vitit 2021, në muajin qershor. Në seancën gjyqësore, ajo shtroi se procesi gjyqësor duhet të nisë sa më shpejt, ndërkohë se tha se edhe vetë si institucion, kanë nevojë të bëjnë disa redaktime në metriale. “Duhen ndjekur edhe hapa të tjerë në lidhje me hetimet. Çështja nuk është një befasi për mbrojtjes. Mënyrën se si do ta paraqesin mbrojtjen, nuk ka asnjë arsye se përse të mos fillojë gjykimi, në verën e vitit 2021. Të gjitha nxjerrjet e materialeve do të diskutohen më vonë, për më tepër vetë akt akuza përmban pretendime të detajuara lidhur me akuzat dhe duke u nisur nga shkalla e hollësive, përsa i përket aktakuzave duhet të bëhen disa redaktime.,”- tha Loson.

    • 11:11

      Prag nisjes së seancës, Dhomat e Specializuara në Hagë bëjnë njoftimin: Gjyqi është shtyrë me 45 minuta

      Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë bërë një njoftim në minutat e fundit, kur pritej nisja e seancës gjyqsore për ish-Presidentin Hashim Thaçi. Përmes një njoftimit zyrtar, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë me dije se gjyqi ndaj katër zyrtarëve është shtyrë me 45 minuta. “Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash”, thuhet në njoftim.

    Shto Koment