Sport

Ish-portieri i Milanit i thur elozhe Donnarummës: Është Ronaldo i portierëve, dua ta shoh me këto ngjyra deri në fund të karrierës

Christian Abbiati në një intervistë për mediat ndërkombëtare ka folur për zvendësuesin e tij të kuqezinjtë Gianluigi Donamumma ku e ka cilësuar atë si thesar.
Featured image of article: Ish-portieri i Milanit i thur elozhe Donnarummës: Është Ronaldo i portierëve, dua ta shoh me këto ngjyra deri në fund të karrierës Bonarumma, Abbiati, Ronaldo

ITALI- Ish- portieri i Milanit, Christian Abbiati në një intervistë për mediat e huaja ka folur për zvendësuesin e tij të kuqezinjtë Gianluigi Donamumma. Ai ka deklaruar se kuqezinjtë kanë një thesar në mesin e tyre, pasi 21-vjeçari është në elitën e portierve botërorë duke thënë se ai do të bëhet si Ronaldo i portierve.

Abbiati gjithashtu ka shprehur dëshirën e tij për ta parë Donarummën vetëm me fanellën kuqezi.

Donnarumma duhet të bëhet Cristiano Ronaldo i portierëve. Domethënë, 100% profesionist, i cili kujdeset gjithmonë për çdo detaj.Për mendimin tim, momentalisht është një ndër tre portierët më të mirë në planet.’ E ardhmja e tij?’ Mund të qëndrojë gjithë jetën te Milani, e shpresoja diçka të tillë më parë, akoma dua ta shoh me këto ngjyra deri në fund të karrierës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I vetmi dyshim është se mund të vijë një ditë kur mund të lodhet dhe të thotë: ‘Dua të fitoj këtë trofe’. Rëndësi ka që klubi të mos e humbasë me parametra zero, nuk do e pranoja dot një opsion të tillë“, përfundon ish-portieri i Milanit.

21-vjeçari cilesohet si një nga portierët më të mirë në botë. Ai është titullar i skuadrës kombëtare italiane si edhe portieri kryesor i Milanit, skuadër me të cilën ka luajur mbi 200 ndeshje.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment