Diaspora

Ish-ministri i shëndetësisë Zemaj jep lajmin e mirë: Konfirmohen mbi 100 mijë vaksina anti-Covid për Kosovën

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se së fundimi ka komunikuar me përfaqësuese të mekanizimit Covax, ku i kanë konfirmuar se në Kosovë, do të vijnë mbi 100 mijë vaksina anti-Covid.
Featured image of article: Ish-ministri i shëndetësisë Zemaj jep lajmin e mirë: Konfirmohen mbi 100 mijë vaksina anti-Covid për Kosovën Armend Zemaj

KOSOVË-Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se në Kosovë, pritet që në muajin qershor të vijën edhe 100.620 vaksina anti-Covid.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se së fundimi ka komunikuar me përfaqësuese të mekanizimit Covax, ku i kanë konfirmuar se në Kosovë, do të vijnë mbi 100 mijë vaksina anti-Covid.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se lajmin ja ka përcjell ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të vazhduar më tej me procesin.

“Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës. Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të…

Posted by Armend Zemaj on E martë, 30 Mars 2021

 


Lajmi kryesor:Vaksinimi në Kosovë/ Rreth 300 punonjës shëndetësor dhe 100 mjekë kanë marrë dozat

(k.a/dosja.al)

Shto Koment