Politike

Ish-kryeministri Berisha publikon foton e Ardian Çelës: Ka dalë me Afrim Bakën pas orës policore për të blerë vota

FOTO
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan krah një fotoje se në atë imazh shihet Çela me koordinatorin e Partisë Socialiste, Afrim Baka.
Featured image of article: Ish-kryeministri Berisha publikon foton e Ardian Çelës: Ka dalë me Afrim Bakën pas orës policore për të blerë vota Foto e publikuar nga Sali Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kandidatin e Partisë Soialiste Ardian Çela se ka dalë në terren për të blerë vota. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan krah një fotoje se në atë imazh shihet Çela me koordinatorin e Partisë Socialiste, Afrim Baka.

Sipas Berishës, ata kanë dalë në terren për të blerë vota, jashtë orës policore.

“Pershendetje Dr Ardian Cela hajduti me ordiner i rilindjes dhd kordinatori i PS Afrim Baken kane dal ne terren pas ores policore,konkretisht ne lagjen e Romve per te blere vota!”- shkruan Berisha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment