Politike

Ish-kryeministri Berisha krahason Ramën me Enver Hoxhën: Urrejnë veriun dhe Kosovën

Ish-kryeministri Sali Berisha krahasoi pasardhësin e tij, Edi Ramën me diktatorin Enver Hoxha.
Featured image of article: Ish-kryeministri Berisha krahason Ramën me Enver Hoxhën: Urrejnë veriun dhe Kosovën Edi Rama, Enver Hoxha dhe Sali Berisha

KOSOVË– Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Pressing” krahasoi pasardhësin e tij, Edi Ramën me diktatorin Enver Hoxha.

Në fjalën e tij, Berisha tha se veriu i Shqipërisë dhe Kosova ishte thjesht një plaçkë lufte për ta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Enver Hoxha e urrente veriun. Kur bën përshkrimin e zonave, në Kosovë e në Tropojë nuk janë me ne thotë. Krasniqe e Bytyç janë kundër nesh. Hasi po e po, Bicaj pa diskutim. I kishte si zona jomiqësore, jo si zona të tij. Kur mbarova unë fakultetin, Hasi kishte vetëm 3 persona që iu dha leja për shkollë, nga Tropja ishin 6. Edi Rama vazhdon këtë urrejtje ndaj veriut e për më tepër ndaj Kosovës. Kosova ishte një plaçkë lufte për ta,”-u shpreh Berisha. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment