Showbiz

Ish-kryeministri Berisha i bëri të ‘zihen’, Armina Mevlani dhe Rezarta Shkurta ulin gjakrat (FOTOT)

Siç duket blogerja dhe këgëtarja kanë lënë pas sherret e mëparshme.
Featured image of article: Ish-kryeministri Berisha i bëri të ‘zihen’, Armina Mevlani dhe Rezarta Shkurta ulin gjakrat (FOTOT) Rezarta Shkurta dhe Armina Mevlani

TIRANË- Blogerja e njohur Armina Mevlani, njëkohësisht edhe partnerja e djalit t ëish-kryeministrit Berisha, dhe këngëtarja Rezarta Shkurta patën mes tyre një sherr para disa muajsh të nxitur nga vetë Sali Berisha ku publikoi një foto në të cilën shkruhej: “Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg.”

Postim ky që mendohet t’i jetë referua nipit të dikatorit Enver Hoxha,  Ermal Hoxhës, i cili njëkohësisht është edhe bashkëshorti i Rezartës.

Menjëherë pas postimit të Berishës, reagoi edhe vetë Rezarta në disa  postime në rrjetet sociale ku më pas zgjatën gjatë replikat edhe me Arminën.

Dhe sigurisht u pa një hatërmbetje mes dyshes së njohur, që së fundmi mesa duket qenkan qetësuar gjakrat dhe  nuk janë më si më parë, dhe kjo u pa në disa foto të siguruara nga  “Blitz.al”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të ftuara të dyja në premierën e filmit të Bes Kallakut, ‘Falco’, Armina dhe Rezarta u panë nën shoqërinë e njëra-tjetrës të buzëqeshura teksa bisedonin nga afër.

Siç duket blogerja dhe këgëtarja kanë lënë pas sherret e mëparshme.

A.C/Dosja.al

Shto Koment