DiasporaRajoni

Ish-kordinatori për dialogun reagon pas letrës së Vuçiçit: Me kushtetutën e saj, Kosova është zotuar të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet

Sipas Gazeta Express, ai i ka thënë se dialogu duhet të përmbyllet me marrëveshje dhe njohje reciproke dhe çfarëdo ideje për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm.
Featured image of article: Ish-kordinatori për dialogun reagon pas letrës së Vuçiçit: Me kushtetutën e saj, Kosova është zotuar të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet Skënder Hyseni
Përditësuar:

KOSOVË-Ish-kordinatori shtetëror për dialogun, Skënder Hyseni ka reaguar në lidhje me letrën që sekretari amerikan i shteti i ka dërguar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Sipas Gazeta Express, ai i ka thënë se dialogu duhet të përmbyllet me marrëveshje dhe njohje reciproke dhe çfarëdo ideje për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm.

Gjithashtu, ai ka nxjerr në vëmendje se në bazë të Kushtetutës Kosova nuk mund të bëjë bashkim me asnjë shtet.

“Letra e Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken, konfirmon qartë strategjinë dialoguese që ndoqëm që nga rinisja e dialogut me Serbinë në qershor të vitit të kaluar.
Është për t’u mirëpritur porosia e qartë amerikane për Presidentin serb Vuçiq,, fillimisht nga Presidenti Biden, pasuar edhe nga Sepretari Blinken që konsiston në qëndrimin se dialogu duhet “përqëndrohet në njohje të ndërsjellë”. Dialogu Kosovë – Serbisë duhet të përmbyllet me një marrëveshjeje gjithëperfshirëse, ligjerisht të obligueshme, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë në kufinjtë ekzistues. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE, duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur, jo si dialog teknik por dialog politik që zhvillohet mbi bazat shtet-me-shtet. Qellim parësor duhet të jet hapja e rrugës së integrimit edhe të Kosovës, e edhe të Serbisë në në BE, si dy shtete të pavarura. Pra, çështja thelbësore midis Kosvës dhe Serbisë duhet adresuar pa u vonuar.
Sidoqoftë, vlerësoj se çdo opcion që promovon ide për ndarjen e Kosovës, apo çfardo frome këmbimi territoresh, që prek kufinjtë e tashëm të Rpublikës së Kosovës është i papranueshëm dhe i rrezikshëm. Kosova është shtet multi-etnik, i të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në te. Me Kushtetutën e saj, Kosova është zotuar të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet dhe të mos ketë kërkesa e pretendime territoriale ndaj asnjë shteti.
Me pranimin unilateral të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, apo siq është berë zakon të thuhet, Pakon Ahtisaari, vendi ynë ka aprovuar një pako gjeneroze privilegjesh dhe të drejtash për komunitetet jo-shumicë, në veçanti për komunitetitn serb në Kosovë. Integriteti territorial dhe unitariteti kushtetues brenda kufinjëve ekzistues është parakusht fundamental për Kosovën si shtet multi-etnik. Ndarja apo këmbimi i territoreve përgjatë linjave apo kriterit etnik pra, jo vetëm që është shkelje e parimeve fundamentale dhe rregullimit kushtetues të Kosovës, por është edhe në kundërshtim me vlerat evropiane. Kjo, rrjedhimisht përbën kërrcnim serioz për paqen dhe sigurinë rajonale, mbase edhe përtej. “Status-Quo”-ja nuk është nuk duhet të pëlqehet nga Kosova sepse shkon kundër interesave të saj, derisa është pikërisht Serbia e cila e pëlqen status-quonë, në pritje të ndonjë mrekullie në formën e një ambienti dhe konteksti politik të përshtatshëm për imponimin e pretendimeve të saja politike e territoriale ndaj Kosovës. Një gjendje pezull, ndonëse gabim strategjik,quditërisht duket se u shkon për shtati, e mbase edhe përkrahet edhe nga ndonjë forcë politike në Kosovë, sepse vetëm në një ambient të tillë edhe mund të egzistojnë. Për Kosovën zgjidhja përfundimtare e kontestiiti historik e politik me Serbinë, e që në thelb ështe edhe kontest midis shqiptarëve dhe sebrëve, është jetike. Republika e Kosovës, gjatë 8-9 muajve të kaluar, ka bërë hapa të rëndësishëm të konsolidimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar edhe gjatë dialogut të rinisur, e të ndërmjetësuar nga BE në Bruksel . Dhe, dialogu duhet të vazhdoj dhe të mbyllet me njohje të plotë të shtetit të Kosovës nga Serbia. Poashtu, marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë i ka dhënë një impetus të ri forcimit të Kosovës, dhe të vetmit opsion, e që është njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi. Gjykata Ndërkomëtare e Drejtësisë, me një vendim bindës, ka konkluduar me 22 korrik 2010, se shpallja e pavarësia së Kosovës nuk ka shkelur asnjë normë të aplikueshme të Drejtës Ndërkombëtare. Pra, Kosova është shtet i pavarur brenda kufinjëve të saj ekzistues. Ky është një realitet politik i pakthyeshëm dhe i panegociueshëm. Prandaj, Çfardo kontributi dhe ndihmese për arritjen e njohjes së ndersjellë Kosovë-Serbi, që mëton të mirret seriozisht, duhet të ndërtohet mbi këtë premisë fundamentale. Përkrahja amerikane mbetet e pazëvendësuseshme!”-ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Letra e Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken, konfirmon qartë strategjinë dialoguese që ndoqëm që nga rinisja…

Posted by Skender Hyseni on E mërkurë, 31 Mars 2021

 

 

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka dërguar një letër Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku i ka kërkuar që të njoh pavarësinë e Kosovës. Në letër shkruhet se SHBA-ja ndan vizionin e një Serbie demokratike dhe e gatshme drejt antarësimit në BE.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment