
TIRANË- Ish gjyqtari i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe profesori i Drejtësisë Ledi Bianku, ka komentuar sot zhvillimet e fundit me Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Në një lidhje direkte në Syri TV, Bianku tha se sot problemi kryesor është mungesa e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, dhe shtoi se pengohet aksesi në gjyqësor.
“Sipas informacioneve që kam parë në ëebsiten e gjykatës, më rezulton që problemet kryesore janë procesi i rregullt, i drejtë dhe i barabartë për të gjithë prokurorat dhe gjyqtarët.
Një tjetër problem është legjislacioni, krejt i paqartë. Paanësia e anëtarëve të Komisioneve përkatëse, shumica e të cilëve nuk vijnë dhe nuk janë zgjedhur nga gjyqësori. Një tjetër problem është jeta familjare dhe private. Këtu mund të flitet për afate të gjata“, u shpreh Bianku.
(A.B. Dosja.al)