Sport

Ish-futbollisti i Romës kritikon Zidane: Thonë se s’duhet të martohesh dy herë me të njëjtën grua

Deklarata më interesante e ditës vjen nga Mido
Featured image of article: Ish-futbollisti i Romës kritikon Zidane: Thonë se s’duhet të martohesh dy herë me të njëjtën grua Zinedine Zidane

Ndoshta shumë prej jush nuk e njohin ish-futbollistin Mido, i cili ka luajtur për skuadra si Ajax, Roma dhe Tottenhamm, por deklarata e tij më e fundit është mjaft interesante.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, ai ka deklaruar se Zinedine Zidane nuk ka ndryshuar asgjë për mirë te Real Madrid, pas rikthimit të tij në “Santiago Bernabeu”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Reali më pëlqen shumë si skuadër, madje them se është skuadra ime e preferuar në La Liga. Gjithsesi, rikthimi i Zidane nuk ka sjellë asgjë për ekipin. Siç thuhet në këto raste: mos u marto dy herë me të njëjtën grua”, ka thënë Mido, emri i plotë i të cilit është Ahmed Hossam Hussein Abdelhamid.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment