Rajoni

Ish-drejtori serb e pranon hapur: Trepça nuk është më e Serbisë

Ish-drejtori i “Trepçës ka deklaruar se ajo është pjesë e kosovës dhe jo e Serbisë. Deklaratë kjo që ka nxitur debate tek zyrtarët serb pasi Trepça konsiderohet si vija e kuqe me Kosovën.
Featured image of article: Ish-drejtori serb e pranon hapur: Trepça nuk është më e Serbisë Foto ilustruese

 SERBI- Novak Bijeliq, Ish-drejtori i “Trepçës” në veri, ka nxitur debate pasi ka thënë se Trepça nuk është më pjesë e Serbisë, ajo tashmë është e Kosovës.

“Serbia si shtet nuk ka kurrfarë kompetencash e as interes nga ajo që sot quhet Trepça”, deklaratë kjo e cila ka mërzitur shumë zyrtarët e trepçës pasi ata e konsiderojnë Trepçën si vijën e kuqe.

 “Serbia si shtet nuk ka kurrfarë kompetencash e as interes nga ajo që sot quhet ‘Trepça’. Nga 14 miniera, 8 flotacione, 2 metalurgji dhe mbi 20 fabrika sot punojnë vetëm dy miniera: ‘Crnac’ dhe ‘Belo Berdo’, në të cilat në kohën sa unë kam qenë drejtor kanë punuar 350 njerëz. Të gjitha taksat dhe tatimet paguhen në llogari të Kosovës, ndërsa i vetmi interes është që ata njerëz i marrin pagat. Ndonëse do të duhej diçka të eksportohet, koncentrati, kërkohet leja e institucioneve të Kosovës”, është shprehur Bijeliq.

A.C/Dosja.al

Shto Koment