Rajoni

Ish-diplomati serb në SHBA i drejtohet Vuçiçit: Mos u merr me Kosovën, e kemi humbur

Më tej ai ka folur për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfshirjes së SHBA-së në këtë proces.
Featured image of article: Ish-diplomati serb në SHBA i drejtohet Vuçiçit: Mos u merr me Kosovën, e kemi humbur Ish-diplomati serb, Milan Protiç

SERBI- Ish-diplomati serb, Milan Protiç, që ka qenë ambasador i Serbisë në Washington, ka thënë sot se Vuçiç duhet të kuptojë që Kosova është humbur dhe nuk duhet të merret më me këtë çështje.

“Kosova është humbur, dhe nuk duhet harxhuar energji shtesë. Një gjë të tillë nuk e pranojnë vetëm politikanët e pa sinqertë. Ajo betejë është humbur”, ka thënë historiani serb Protiç. 

Më tej ai ka folur për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfshirjes së SHBA-së në këtë proces, Protiç thotë se ofensiva e fundit e SHBA-së për të zgjidhur problemin mes Prishtinës dhe Beogradit vjen si rezultat i zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Amerikë në vitin 2020.

“SHBA’ja u fut në ofensive sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, sepse u vlerësuar që një zgjidhje mund të arrihet para zgjedhjeve presidenciale”, ka shtuar ai. 

Sipas tij aktualisht Kosova nuk është tema kryesore globale, por që në rast të ardhjes së Joseph Biden si demokrat në krye të SHBA’ve, thotë se interesi për Kosovën mund të rritet.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment