LIVE UPDATES
Bota

Ish-diplomati amerikan: Grenell i interesuar për një sukses Kosovë-Serbi, Trumpit i duhet për zgjedhje

15 Gusht 2020, 11:33 Nga DOSJA
Ish-diplomati amerikan: Grenell i interesuar për një sukses

Kosova dhe Serbia nuk janë të përgatitura që në këtë kohë të bëjnë kompromise për arritjen e një marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-zëvëndës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane, Thomas Countryman.

Duke komentuar takimin e paralajmëruar për 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, Countryman thotë se nuk mund të pritet shumë nga ky dialog dhe më e pakta që mund të arrihet është një nxitje që të dy liderët të angazhohen më shumë në dialogun e Brukselit.

Në këtë intervistë, ish-përgjegjësi për Ballkanin në Departamentin e Shtetit, tash drejtor i bordit të Asociacionit për Kontrollin e Armëve, Thomas Countryman, thotë se edhe nëse kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të bënte kompromise me Serbinë, ai e ka të vështirë të sigurojë miratimin e tyre në Kosovë, për shkak të rivaliteteve politike që aktualisht po ndodhin brenda Kosovës.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator. Një takim i ngjashëm ishte paraparë të mbahej në muajin qershor, por u anulua për shkak të njoftimit nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Hagë se ka paraqitur për shqyrtim një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Si i komentoni këto zhvillime?

Gjëja e parë që është e rëndësishme të kuptohet është që i vetmi prioritet për Shtëpinë e Bardhë këto ditë është rizgjedhja e presidentit (të Shteteve të Bashkuara, Donald) Trump. Ajo çfarë Shtëpia e Bardhë po synon, është një mundësi për një fotografi, ku presidenti do të mund të pretendonte një sukses të politikës së jashtme, pasi ai ka pasur zero suksese në politikën e jashtme në tre vite e gjysmë. Por, unë nuk shoh që (presidenti serb) Aleksandar Vuçiq dhe (kryeministri i Kosovës) Avdullah Hoti kanë vullnet dhe gatishmëri për të arritur një marrëveshje kuptimplotë në takimin e Shtëpisë së Bardhë.

Por, ambasadori Grenell është emëruar në këtë pozitë në tetor të vitit 2019. Ai nuk ka qenë një vit elektoral. Bisedimet e ndërmjetësuara nga ai prodhuan disa marrëveshje mes dy vendeve. A mendoni se Shtetet e Bashkuara më shumë janë të interesuara që të zgjidhin përfundimisht çështjen mes Kosovës dhe Serbisë?

Është një pyetje e vështirë kur thoni; a janë Shtetet e Bashkuara të interesuara? Presidenti Trump është i interesuar nëse kjo do t’i ndihmonte në fushatën zgjedhore. Pikë. Ndërsa mendoj se Grenell është i interesuar për një sukses. Ka pasur sukses të kufizuar nga ana e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Por, është një pyetje e hapur nëse Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin këtë si një interes që nuk është për përfitim të drejtpërdrejtë të Donald Trump.

Bashkimi Evropian po e ndërmjetëson një proces dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. A mendoni se ekziston një rivalitet mes Uashingtonit dhe Brukselit që të mundësohet arritja e një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë?

Mendoj se nuk ka të bëjë me rivalitet, por qartazi me një mungesë bashkëpunimi midis BE-së dhe SHBA-së. Bashkimi Evropian udhëheq një proces më sistematik sesa ai i SHBA-së. BE-ja është e fokusuar në zgjidhjen e një spektri më të gjerë të çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë, në vend të një deklarimi politik të udhëheqjes së dy qeverive. Qasja e SHBA-së është e ndryshmePor, unë nuk mendoj se do të ketë çfarëdo suksesi, derisa SHBA-ja dhe BE-ja të bëhen bashkë në të njëjtën frekuencë.

Ambasada amerikane në Serbi, tha se takimi i paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë do ta shtynte përpara dialogun e Brukselit dhe do të sillte më shumë stabilitet në rajon. A mendoni se ftesa për takim është bërë vetëm me qëllimin e mbështetjes së dialogut në Bruksel, apo ka diçka më shumë?

Unë vërtetë shpresoj se Shtëpia e Bardhë do të nxisë të dy liderët të angazhohen në mënyrë më aktive dhe konkrete në dialogun e Brukselit. Kjo është më e pakta që një takim i tillë do të duhej të arrinte. Nuk mendoj se mund të prisni diçka më shumë se kjo nga ky takim.

Të flasim për pozicionet e Kosovës dhe Serbisë në dialog. Në njërën anë kemi presidentin Vuçiq i cili gëzon një fuqi të konsiderueshme politike në Serbi, dhe në anën tjetër, kryeministrin Hoti i cili ka një fuqi më të dobët politike. A mund të ketë kjo ndikim në dialog?

Nga këndvështrimi im, asnjëra nga qeveritë nuk është vërtetë e përgatitur, në këtë kohë, që të marrë vendime të vështira në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje. Ju keni të drejtë se kryeministri Hoti nuk gëzon një bazë të pavarur politike. Në Kosovë aktualisht po zhvillohen manovra të mëdha politike. Nuk mendoj se nëse ai arrin kompromise thelbësore me Serbinë, do të mund të siguronte miratimin e tyre në Kosovë. Ju keni të drejtë që thoni se Vuçiq ka një kontroll të plotë në parlamentin serb dhe një kontroll të plotë në mediat serbe. Ai po angazhohet për të minuar çfarëdo organizate joqeveritare të pavarur apo mediat. Pra, kjo është një “dorë e fuqishme”.

Por, unë mendoj se ai (Vuçiq) shpreson se një marrëveshje me Kosovën do të mundësonte anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai është fokusuar gabimisht. Për mendimin tim nuk duhet të ketë perspektivë për Serbinë që të anëtarësohet në BE para se ajo të bëjë reformat të thella në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe respektimin e lirisë së mediave. Fatkeqësisht në të gjitha këto fusha Serbia ka lëvizur prapa. Këshilla ime për të dyja qeveritë (Kosovës dhe Serbisë) është që të fokusohen në reforma edhe më shumë sesa në negociata me njëra tjetrën. Luftimi i korrupsionit, sundimi i ligjit dhe liria e mediave do të avanconin Kosovën dhe Serbinë në aspektin ekonomik dhe do t’i afronte këto vende me Bashkimin Evropian.

Ju thatë se qeveritë e të dyja vendeve nuk janë të gatshme për marrëveshje. Pse mendoni kështu?

Sepse mendoj se edhe më e vështirë është për kryeministrin e Kosovës sesa për Serbinë. Siç e thatë, kryeministri Hoti nuk gëzon fuqi të madhe politike, dhe fakti se shkon në Shtëpinë e Bardhë nuk e ndryshon këtë realitet.

Të flasim pak më shumë për dialogun në Bruksel, a mendoni se ky dialog do të ketë sukses dhe a do të mundet BE-ja të bind palët për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare?

Mendoj se do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë. Çështjet janë teknike, por në të njëjtën kohë shumë politike. Në këtë moment nuk shoh që ndonjëra prej qeverive do të ishte e gatshme të bëjë kompromis në çështje të mëdha politike, përfshirë njohjen e dyanshme.

Pra, jam optimist në procesin e Brukselit në kuptimin afatgjatë, sidomos nëse Shtetet e Bashkuara bëjnë më shumë për të bashkëpunuar dhe për t’u koordinuar me Bashkimin Evropian. Pra, jam optimist në kuptimin afatgjatë të procesit. Por, kam pritje të kufizuara për muajt e ardhshëm.

Ju, kur prisni se do të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve?

(Qesh) Para se të kthehet Mesiah (Profeti). E kam të pamundur të bëj një parashikim.

(Marrë nga REL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump marrëveshje kosovë-serbi richard grenell thomas countryman donald trump marrëveshje kosovë-serbi richard grenell thomas countryman

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni