LIVE UPDATES
Bota

Ish-diplomati amerikan: Flakët e COVID-19 kanë përfshirë botën, Uashingtoni merret me lojra të fëlliqura në Ballkan

6 Prill 2020, 17:05 Nga DOSJA
Ish-diplomati amerikan: Flakët e COVID-19 kanë përfshirë

SHBA– James Pardew e ka nisur shkrimin e tij në “The Hill” duk theksuar rolin dhe politikat e Amerikës në një kohë që virusi ka mbërthyer botën.

“Ndërkohë që Covid ka përfshirë botën, Uashingtoni merret me lojra të fëlliqura në Ballkan. Këtë vend të vogël dhe të pambrojtur proamerikan të Ballkanit në një kohë që pandemia globale e shëndetit ka kapluar botën? Pse e bën një gjë të tillë ekipi i Trumpit, kur dihet që SHBA ndaloi me forcë Serbinë, që të mos kryente gjenocid në Kosovë në vitin 1999?“- ka shkruar ai.

“Kjo gjë është shumë e çuditshme kur mendon që SHBA ka luajtur rolin kryesor në dhënien e pavarësisë Kosovës dhe që nga ajo kohë Kosova ka qenë vendi më proamerikan i Europës. Sot diplomacia amerikane favorizon Serbinë, aleatin më të ngushtë të Rusisë në rajon. Grenell, drejton diplomacinë amerikane në Kosovë në një kohë që mban postin e ambasadorit amerikan në Gjermani dhe të drejtorit në veprim të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës. Ky është një varg absurd detyrash për dikë që ka eksperiencë të kufizuar diplomatike dhe nuk ka aspak eksperiencë në fushën e shërbimeve të inteligjencës. Ka qenë katastrofë si ambasador në Gjermani, aleatin më të rëndësishëm demokratik të Amerikës në Europë. Zyrtarët gjermanë mezi presin largimin e Grenellit. Një nacionalist serb që përdor si mjet politik për të marrë mbështetje urrejtjen etnike, siç ka pas bërë në vitet 1990 Sllobodan Millochevici. Udhëheqësit serbë vazhdojnë të ushqejnë ndarjet dhe armiqësitë si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë dhe se Vladimir Putini lumturohet kur e ndihmon Beogradin në çdo gjë që përçan unitetin midis Europës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara.

Ajo që është duke bërë tani Trumpi dhe Grenelli në Kosovë po shkatërron themelet e politikës së suksesshme amerikane në rajon. Një nga principet amerikane që sollën paqen në rajon më 2008, ishte nocioni se kufijtë janë të vendosur dhe zgjidhjet politike duhen gjetur brenda kufijve të kombit, për të cilin bëhet fjalë. Marrëveshja e Ohrit që pengoi luftën në Maqedoni, thoshte qartë se Nuk ka zgjidhje territoriale për çështjet etnike. Territoret nuk janë zgjidhje për probleme të tilla. Kosova është sot shtet i pavarur demokratik, i njohur nga 97 vende, por Serbia përdor influencën e saj për t’ia bllokuar anëtarësimin në OKB dhe institucione të tjera ndërkombëtare. Si reagim Kosova vendosi tarifa 100 përqindëshe mbi mallrat serbe që hyjnë në vend. Grenell i ka bërë presion Kosovës të heqë tarifat në mënyrë që të vihen në lëvizje bisedimet e bllokuara.

Meqënëse sanksionet ndërkombëtare dhe tarifat janë politika më e favorizuar e administratës së Trumpit, kundërshtimi i tij për vendosjen legjitime të tarifave si mjet në marrëdhëniet ndërkombëtare, ia kalon çdo lloj ironie. Për të bërë presion në Prishtinë, SHBA ndaloi ndihmat aq të nevojshme për Kosovën. Disa zyrtarë të Uashingtonit ngritën madje pyetjen e mundësisë së largimit të kontigjentit të vogël të trupave amerika nga Kosova, të cilat kanë qenë shumë të rëndësishme për sigurinë e Ballkanit që nga viti 1999. Ky ishte faktori kryesor që e bëri të rrëzohej kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një kohë kur në rajon përhapej virusi Covid-19. Kosova tani drejtohet nga një qeveri e dobët, që nuk mund të kujdeset për gjithçka. Grenelli duket se e preferon qëndrimin e politikanit osovar për një kohë të gjatë dhe presidentit aktual Hashim Thaçi, i cili favorizon një marrëveshje me Beogradin edhe nëse kjo përmban shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Beogradit. Unë e pata këshilluar Thaçin një vit më parë gjatë një bisede në Uashington se marrëveshja me këmbime territoresh është një hile serbe që nuk të çon askund, dhe se ai nuk mund t’i besojë administratës së Trumpit për asnjë lloj negociatash me Beogradin. Ai e ka injoruar këshillën. Ka shumë pyetje rreth misionit Grenell në Kosovë.

Pse do të donte dikush me eksperiencë kaq të kufizuar dhe detyra kaq të rëndësishme kombëtare, të angazhohej në bisedimet midis dy kundërshtarëve të dobët në Ballkan? Pse është duke marrë Grenell qëndrime proserbe në bisedime? Pse është duke destabilizuar SHBA një vend proamerikan në kohë kaq delikate? Ka diçka që mban erë në gjithë këtë gjë.
Dyshoj se ka diçka tjetër më shqetësuese. Unë dyshoj, pa patur prova, se Putini i ka paraqitur idetë e tij proserbe presidentit Trump, duke e vënë theksin tek shqiptarët që janë myslimanë dhe duke i kërkuar Trumpit ndihmë për të nxitur bisedimet. Misioni i Grenellit në Kosovë rrit destabilitetin në Ballkan dhe nuk i shërben interesave kombëtare amerikane. Politika aktuale amerikane në Kosovë është të paktën inkompetencë diplomatike, për të mos thënë qëndrim i gabuar.

Në një kohë kur Covid 19 është duke u përhapur në SHBA dhe Europë. Grenelli duhet ta lerë rehat Ballkanin dhe të mos turbullojë ujrat në një rajon, për të cilin i mungojnë njohuritë, eksperienca dhe kapaciteti diplomatik për të përmirësuar situatën. Përkundrazi, SHBA-ja duhet të promovojë një qeveri të qëndrueshme të Kosovës për të trajtuar krizën e Covid-19. Marrëdhënia Kosovë-Serbi është një problem afatgjatë që kërkon vëmendje serioze, profesionale diplomatike, dhe jo një politikë të njëanshme e cila është në interesSerbisë dhe Rusisë.”- ka shkruar Pardew.

Burimi: TheHill

A.C/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni donald trump richard grenell donald trump richard grenell

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni