Politike

Ish-deputetja Silva Caka: Balluku pranoi fajësinë, pse nuk e ndëshkon drejtësia e re

Ish-deputetja e LSI-së në një status në rrejtet sociale shkruan se ministrja Balluku ka pranuar përgjegjësinë e saj në lidhje me grabitjen e ndodhur në Rinas dhe në lidhje me këtë gjë duhet ndëshkuar nga Drejtësia e Re.
Featured image of article: Ish-deputetja Silva Caka: Balluku pranoi fajësinë, pse nuk e ndëshkon drejtësia e re Ish-deputetja Silva aka dhe ministrja Belinda Balluku

TIRANË– Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka ka reaguar një ditë pas grabitjes së 10 milion eurove në aeroportin e Rinasit. Caka i është përgjigjur deklaratës së ministres së transportit, Belinda Ballukut, e cila sipas saj ka pranuar që është fajtore në lidhje me grabitjen.

E deklaron vete Ministresha e Transporteve qe eshte ajo vete fajtorja!? Ministresha e Transporteve thote vete me gojen plot, se sipas saj: kompania ka patur probleme gjithe keto kohe!!!

Shume dakort, por pse nuk mori masa ministrja?! Pse i la problemet te degjenerojne?! Keto ishin probleme te sigurise; si i la me ndergjegje te plote?

Mos ishte yshtje per grabitesit kjo lenie pas dore me ndergjegje, ndersa zgjidhja nuk duhet te priste as 24 ore? Kujt i ankohet xhanem?! Vete flasin, veten shkruajne, vete vulosin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

S’i pengon askush… pse duhet te ndodhte ngjarja per here te dyte, tek e njejta dere, qe ministrja thote vete qe “e paska ditur qe nuk eshte e sigurte”?! Ministrja qenka qartesisht bashkefajtore… Pse nuk e ndeshkon “drejtesia e re” ????”- shkruan Caka.

Në një deklaratë për mediat, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku është treguar e ashpër me koncencionarët ne deklaratën e saj. Balluku i ka quajtur pehlivanë që valëvizin flamuj kinezë, por që do të dalin përpara ligjit. (Lexo të plotë)

(f.m/dosja.al)

Shto Koment