Rajoni

Ish-deputeti s’përmbahet, kërcënon LIVE qytetarët: Kujdes se kam gjak shqiptari, kush shan … (VD)

Labinot Tahiri ka kërcënuar live qytetarët pasi këta të fundit e kanë kërcënuar. Ai ka theksuar se duhet të kenë kujdes me të pasi ka gjak shqiptari.
Featured image of article: Ish-deputeti s’përmbahet, kërcënon LIVE qytetarët: Kujdes se kam gjak shqiptari, kush shan … (VD) Ish-deputeti Labinot Tahiri

Kosovë- Ish-deputeti në Kosovë, Labinot Tahiri së fundmi ka komunikuar me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ku ka folur rreth aderimit të tij në AAK dhe rreth çështjeve politike.

Por, Tahiri pasi është kërcënuar nga disa komentues, i ka kërcënuar dhe ofenduar këta të fundit.

“Kush më shanë e ka të sharë, jo veç sot, po prej që kam hy në politikë. Kështu që kujdes, se edhe unë kam gjak shqiptari. Keni thanë që skam lidhje në politikë, por do ta shihni se kam lidhje shumë me politikë. Dikur kam sha edhe nëpër komente, por tani nuk shajë më, se e kam pa që keni të drejtë edhe ju me fol”, është shprehur ai.
Madje në video shfaqet me një ton acarues.

J.V/Dosja.al

Shto Koment