Aktualitet

Ish-deputeti: Jemi komb dembel, me mangësi në karakter. S’na bën përshtypje fyerja dhe tallja! (VD)

Ish-deputeti socialist Limoz Dizdari tha se në Shqipëri, Zoti zor se mund të gjejë budallenj.

TIRANË- Ish-deputeti socialist, Limoz Dizdari, i pranishëm në takimin e zhvilluar nga kryetari i PD, Lulzim Basha përveç akuzave dhe deklaratave politike, ka thënë se kombi shqiptar është pak dembel. Dizdari tha: 

Rruga që keni filluar shpresoj që të jetë më e mira. Sigurisht që duhet të pranojmë se jemi pak dembelë. Po flas edhe si komb edhe si karakter. Kam përshtypjen se kemi mangësi të karakterit. Jemi shpërdorues të kohës dhe të vetvetes. Të themi se kemi një memorie të shkurtër, kjo ka bërë që të jemi pak në deficencë. Shpeshherë na mungon e kuqja në kutin e makiazhit, thoshte Prokop Mima, apo jo Florion? Nuk na bën shumë përshtypje që na fyejnë dhe na tallin. Të gjitha këto bëjnë që ne të kemi disa probleme. Do t’a kisha pretenduar dhe pretendoja, këtu mes nesh. Unë vij tek ju se ka burra të mençur dhe burra më pak të mençur. Zoti zor se gjen budallenj në Shqipëri. Por ama, bie fjala, njerëz të shquar si Kadare, Milkani, Zaganjori, Petrit Fusha, Inva Mula, Zhani Ciko etj… Çakuli, që kur bënim humor thoshte një gjë të mençur: tregonte i thashë dua 3 viza se dua të çoj dikë. I tha ai, Filip nuk t’i jap. Do mi japësh se do të të jap lajme interesante. Filip para teje, kisha 3 deputetë para teje këtu. Unë vij këtu me dëshirë, jo për të sharë qeverinë, se kemi për detyrë të mos e shajmë. Problemi është që mollët e këqija duhen hequr. Kjo s’është detyrë e partive, por e të gjithëve. Ju kërkoj falje që fola gjatë, por kam më shumë për të thënë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Limoz Dizdari, ish-deputet i PS

(F.g/dosja.al)

Shto Koment