Politike

Ish-deputeti i PS-së thirrje Metës: Mos prit nga ndërkombëtarët, ja me të cilët duhet të bisedoni

Taulant Dedja ish-deputeti i PS-së i ka bërë Ilir Metës që të ulë në tavolinë për bisedime krerë dhe ish-krerë të shtetit. Sipas tij ngërçi politik në vend mund të zgjidhet edhe pa ndihmën e ndërkombëtarëve.
Featured image of article: Ish-deputeti i PS-së thirrje Metës: Mos prit nga ndërkombëtarët, ja me të cilët duhet të bisedoni

Tiranë- Taulant Dedja ish-deputeti i PS-së i ka bërë një sugjerim presidentit Ilir Meta për krizën aktuale politike në vend. Ai sugjeron Metës që të mbledhë ish-presidentët dhe ish-kryeministrat që kanë mbajtur këto post që nga 1990, edhe krerët aktualë të shtetit për të diskutuar për kapërcimin e krizës.

“Në emër të unitetit të kombit që përfaqëson dhe duke mos pritur që zgjidhja të vijë nga ndërkombëtarët, ai mund të bëjë një veprim paqëtues duke thirrur në konsultë të gjithë ata persona që kanë kryer pas vitit 1990 funksionet e presidentit, kryeministrit dhe kryetarit te parlamentit, përfshi aktualët. I gjithë ky grup njerëzish që të gjithë i njohim e ka një detyrim moral të mblidhet qoftë edhe njëherë për të tentuar kapërcimin e krizës pa ndihmën e të huajve. Koha kërkon maturi dhe vullnet të mirë!”, shprehet ai.

Theksojmë se vendi vijon të jetë në ngërç politik. Rama shfaqet i vendosur se do të hyjë vendi në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërsa opozita e bashkuar vijon me protestat dhe kërkon rrëzimin e Ramës nga pushteti.

Reagimi:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

SUGJERIM PËR PRESIDENTIN META
Sot preferencat në lidhje me Presidentin janë të ndryshme dhe shkojnë deri në ekstrem. Megjithatë ky institucion sot është i vetmi i papapërfshirë drejtpërdrejt në krizën politike të ditës, të paktën formalisht dhe teorikisht. Në emër të unitetit të kombit që përfaqëson dhe duke mos pritur që zgjidhja të vijë nga ndërkombëtarët, ai mund të bëjë një veprim paqëtues duke thirrur në konsultë të gjithë ata persona që kanë kryer pas vitit 1990 funksionet e presidentit, kryeministrit dhe kryetarit te parlamentit, përfshi aktualët. I gjithë ky grup njerëzish që të gjithë i njohim e ka një detyrim moral të mblidhet qoftë edhe njëherë për të tentuar kapërcimin e krizës pa ndihmën e të huajve. Koha kërkon maturi dhe vullnet të mirë!

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment