Showbiz

Olta Boka në pritje të fëmijës së parë me djalin e ish-deputetit të LSI-së nuk e fsheh dot më barkun

Deri më tani këngëtarja nuk ka bërë asnjë postim që të ‘ngacmojë’ dhe të lërë që të kuptohet se shumë shpejt do të bëhet nënë.
Featured image of article: Olta Boka në pritje të fëmijës së parë me djalin e ish-deputetit të LSI-së nuk e fsheh dot më barkun Olta Boka dhe i fejuari i saj Ivi Rrokaj

TIRANË– Këngëtarja Olta Boka do të bëhet nënë! Burime për “Iconstyle” bëjnë me dije se djali i ish-deputetit Shezai Rrokaj, Ivi, dhe këngëtarja e njohur shqiptare Olta Boka janë në pritje të ëmbël.

Deri më tani këngëtarja nuk ka bërë asnjë postim që të ‘ngacmojë’ dhe të lërë që të kuptohet se shumë shpejt do të bëhet nënë, ndërsa burimet tregojnë se barku i rrumbullakosur i Oltës tashmë është mëse i dukshëm, aq sa nuk mundet t’i shpëtojë më syrit të njerëzve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Olta e pranoi fejesën me djalin e ish-deputetit thuajse një vit më parë, duke u shprehur se janë prej vitesh një lidhje të konsoliduar. Olta zbuloi gjithashtu se dashuria e tyre ka nisur në bankat e shkollës, pasi Ivi është avokat dhe pedagog në fakultetin e Drejtësisë, ku edhe ka studiuar këngëtarja.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment