Politike

Ish-deputeti i LSI kërcënon hapur policët: Nga sot do e kemi personale me të gjithë ju, deri tek drejtuesi me i lartë

Në një reagim në mediat sociale ai shprehet se nga sot do ta ketë personale me të gjithë policët, nga më i thjeshti deri tek drejtuesi më i lartë.
Featured image of article: Ish-deputeti i LSI kërcënon hapur policët: Nga sot do e kemi personale me të gjithë ju, deri tek drejtuesi me i lartë Momenti i arrestimit të Kërpaçit dhe Braimllarit

TIRANË- Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka kërcënuar sot efektivët e Policisë së Shtetit. Në një reagim në mediat sociale ai shprehet se nga sot do ta ketë personale me të gjithë policët, nga më i thjeshti deri tek drejtuesi më i lartë.

Policia e Shtetit te distancohet nga urdherat politik te nje banditi si Edi Rama. Nuk jemi marre me efektivet e policise, kemi bere nje ndarje midis drejtuesve te korruptuar e trafikant droge me efektivet e ndershem te policise.

Por nga dita e djeshme, kur dhuna e ushtruar ne menyre kriminale kaloi çdo limit, nga sot cdo gje eshte personale nga efektivi me i thjeshte deri tek drejtuesi me i larte te cilet dhunuan ne menyre barbare artistet dhe qytetaret. Ta kete te qarte, se nese Edi Rama dhe Sander Lleshi do te perpiqen t’i mbulojne ligjerisht, ata qe kane dhunuar qytetaret dje, do te pergjigjen personalisht”, shkruan Braimllari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë ish-deputeti dhe kolegët e tij janë përplasur me policinë dhe disa prej tyre përfunduan në pranga. Ata kanë akuzuar efektivët se i kanë dhunuar dhe i kanë arrestuar pa të drejtë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment