Rajoni

“Më telefonojnë nga Brukseli e Holanda”/ Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës publikon video-mesazhin: Jeta ime është në rrezik!

VIDEO
Ai ka thënë se ditën djeshme ka marrë një telefonatë  disa persona nga Brukseli dhe disa shtete tjera të Bashkimit Evropian ku është informuar se pas intervistimit të presidentit jeta e tij nuk është e sigurtë.
Featured image of article: “Më telefonojnë nga Brukseli e Holanda”/ Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës publikon video-mesazhin: Jeta ime është në rrezik! Gani Geci

KOSOVË– Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gani Geci, së fundmi ka publikuar një vieo-mesazh në rrjetet sociale ku është shprehur se jeta e tij është e rrezikuar.

Ai ka thënë se ditën djeshme ka marrë një telefonatë disa persona nga Brukseli dhe disa shtete tjera të Bashkimit Evropian ku është informuar se pas intervistimit të presidentit Hashim Thaçi në Hagë, jeta e tij nuk është e sigurtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Unë dua ta ndaj një informatë me ju dhe qytetarët e Republikës së Kosovës sepse dje rreth orës 18:00 më kanë thirrë në telefon disa persona nga Shtetet e Bashkimit Evropian, Brukseli e Holanda. Dua të ju tregoj juve se pas intervistimit të presidentit, Brukseli ka informata se jeta ime është në rrezik. Prandaj dua që këtë informatë ta ndaj me ju. Mua dje më është thënë të kem kujdes…”, thotë Geci mes tjerash përmes kësaj videoje.

 (A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment