Diaspora

Ish-ambasadori amerikan komenton letrën e Joe Biden: Serbia do të përballet me presione për njohjen e Kosovës

Sipas Insajder, Montgomery ka thënë se kjo kërkesë e Biden ka qenë e pritshme dhe se ky është një mesazh i qartë që tregon se çfarë lloj politike do të ndjekë administrata e Biden, e cila do ta harmonizojë politikën e saj ndaj Kosovës me qasjen e Bashkimit Evropian”
Featured image of article: Ish-ambasadori amerikan komenton letrën e Joe Biden: Serbia do të përballet me presione për njohjen e Kosovës William Montgomery

KOSOVË-Ish-ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery, ka komentuar letrën që ka dërguar presidenti amerikan Joe Biden, liderit serb Aleksandër Vuçiç, ku i ka kërkuar njohjen e Kosovës.

Sipas Insajder, Montgomery ka thënë se kjo kërkesë e Biden ka qenë e pritshme dhe se ky është një mesazh i qartë që tregon se çfarë lloj politike do të ndjekë administrata e Biden, ku sipas tij  do ta harmonizojë politikën e saj ndaj Kosovës me qasjen e Bashkimit Evropian.

“Prandaj, qeveria serbe do të përballet me presion të vazhdueshëm në muajt e ardhshëm. Kjo do të thotë se Vuçiç do ta gjejë veten duke u përballur me një zgjedhje të vështirë,”-ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi ditëm e djeshme, i ka kërkuar Vuçiçit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën. Pas letrës ka ardhur dhe reagimi i Vuçiç, i cili ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment