Rajoni

Isa Mustafa u bën ftesë PDK-së dhe VV-së të ulen në tryezë për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës

Në një intervistë për "Pressing", ai ka deklaruar se është i gatshëm që të ulet në një tryezë më partitë e tjera në Kosovë  për të zgjedhur një kandidat për President
Featured image of article: Isa Mustafa u bën ftesë PDK-së dhe VV-së të ulen në tryezë për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës Isa Mustafa

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa u ka bërë ftesë partive të tjera në Kosovë për të biseduar në lidhje me çështjen e Presidenitit. Në një intervistë për “Pressing”, ai ka deklaruar se është i gatshëm që të ulet në një tryezë me partitë e tjera në Kosovë për të zgjedhur një kandidat për President.

Ai më tej, ka thënë se LDk-ja ka shumë kandidatë në që do e merrin përsipër detyrën e Presidentit. Ndër të tjera Mustafa ka thënë se LDK-ja është pajtuar që të mbajë qeverisjen dhe nuk mund të kërkojë të mbaj edhe presidencën

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“PDK’ja dhe VV’ja do të ishte mirë të marrin pjesë në takimet lidhur për president, që të zgjedhim një kandidat të pranueshëm për të gjithë. Ne gjatë lidhjes së koalicionit nuk jemi marrë vesh për çështjen e presidentit. Kandidat kemi mjaft në LDK që këtë punë do ta bënin me përgjegjësi të madhe. Mirëpo, ne jemi deklaruar se jemi të gatshëm të pajtohemi me një zgjidhje në mënyrë që LDK’ja ta mbante qeverisjen. Pra, nuk do të kërkojmë dy pozita, kryeministrin dhe presidentin e vendit”,ka thënë ai.

(I.A/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment