
KOSOVË- Avdullah Hoti do të jetë kandidati për Kryeminstër në Kosovë nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e dha vetë kryetari i saj, Isa Mustafa me anë të një deklarate për shtyp. Ai tha se qeveria aktuale me në krye Hotin ka treguar se janë puntorë dhe se i zbatojnë ligjet e përpikëmëri.
“Vlerësimet tona janë se Qeveria s’ka ra si pasojë e mospunës. Gjithë kjo ka ndodhë, jashtë fajit të Qeverisë. Z. Hoti ka punuar drejt, ka treguar drejt, se edhe vet edhe Qeveria zbaton Ligje. Avdullah Hoti do të jetë kandidat i yni për kryeministër edhe në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.
Kosova do shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.
(I.A/dosja.al)