Sport

IRONIKE! Fourneau, arbitri që mbajti drejt ndeshjen Crotone-Juventus “internohet” si arbitër i katërt në Serie B

Në fakt arbitrit i është besuar roli si arbitër i katërt në ndeshjen tjetër të Serie B, midis Reggina-Cosenza
Featured image of article: IRONIKE! Fourneau, arbitri që mbajti drejt ndeshjen Crotone-Juventus “internohet” si arbitër i katërt në Serie B Francesco Fourneau

ITALI– Francesco Fourneau duhet ta mbajë mend gjatë se ka arbitruar në  Serie A dhe ndeshjen Crotone-Juventus përfunduar me shifrat 1-1. Ai u bë protagonist i një gjëmimi në rrjetet sociale mes tifozëve që parashikuan zhdukjen e menjëhershme nga fushat e futbollit për shkak të zgjedhjeve të bëra gjatë ndeshjes. Arbitri dha penallti për Crotonen, karton të kuq për Chiesan dhe anulloi një gol milimetrik të Morata-s.

Në fakt ishte ironike, por pasojat nuk janë edhe aq. Në fakt arbitrit i është besuar roli si arbitër i katërt në ndeshjen tjetër të Serie B, midis Reggina-Cosenza. është një zgjedhje e përbashkët midis Komisionit Kombëtar të Gjyqtarëve të A dhe B i cili që prej 31 gushtit të kaluar ka ratifikuar unifikimin e një organi të vetëm. Në këtë drejtim, disa gjyqtarë të Serie A këtë vit shpesh mund të ‘zbresin’ në B për të drejtuar ndeshjen e caktuar ose edhe të veprojnë si zyrtari i katërt si në rastin e Fourneau. Dhe anasjelltas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment