Aktualitet

Ironia e avokatit të kontrollorëve pas masës së sigurisë: Është një ditë e mrekullueshme! Nuk jam i stresuar jam moralisht i dërrmuar

Me ironi, ai u shpreh se është një ditë e mrekullueshme ndërkohë që shtoi se kjo çështje do të vijojë më tej.
Featured image of article: Ironia e avokatit të kontrollorëve pas masës së sigurisë: Është një ditë e mrekullueshme! Nuk jam i stresuar jam moralisht i dërrmuar Avokati

TIRANË– Avokati Rezart Kthupi doli në një deklaratë për gazetarët pasi Gjykata dha masën e sigurisë për tre kontrollorët e AlbControl. Me ironi, ai u shpreh se është një ditë e mrekullueshme ndërkohë që shtoi se kjo çështje do të vijojë më tej.

Në fund, ai tha se nuk është i stresuar vetëm i dërrmuar moralisht.

Kthupi: Sot dënuam me masë sigurie pucistët, është një ditë e mrekullueshme! Nuk është vepër penale, akuzhen tre persona që janë larguar nga puna. Tre kontrollorë nuk mund të bllokojnë punën në rinas. Kjo cështje do vazhdojë. Shpirtërisht nuk mund të flas më. Nuk jam i stresuar jam moralisht i dërrmuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesat e prokurorisë për 3 kontrollorët e trafikut ajror të akuzuar për shpërdorim detyre pasi nxitën bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.Flora Ndreca është lënë në arrest shtëpie ndërkohë që 2 të tjerët, Muhin Mezini dhe Armando Fezga janë lënë në burg.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment