Showbiz

Irgen Çela flet për bullizmin dhe tregon dhe çfarë i thonë fansat në rrugë: Si e lë Florin të bëjë ato batuta

Ai rrëfeu se ka mjaft raste kur njerëzit e ndalojnë në rrugë dhe i thonë: “Si e lë Florin të bëjë ato batuta, bjeri more.
Featured image of article: Irgen Çela flet për bullizmin dhe tregon dhe çfarë i thonë fansat në rrugë: Si e lë Florin të bëjë ato batuta Irgen Cela dhe Florjan Binaj

TIRANË– Irgen Çela ka folur për etiketimet që merr nga rolet e tij të shumta në skenë.

I ftuar në  “Wake Up”, Irgeni tha se duhet ndarë momenti kur bullizmi bëhet në kuadrin personal apo profesional.

Në rastin e Portokallisë bëhet në kuadrin profesional, sidomos rastin kur Kola tallet me gjatësinë e Mirit dhe shumë nga ato batuta i kam menduar edhe vetë si ta tall veten time. Njerëzit duke e dëgjuar, duke iu dukur simpatike thonë si e le atë, bjeri atij, mos e lej atë. Ndonjëherë kanë perceptim më ndryshe se si duhet”, tha Çela.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai rrëfeu se ka mjaft raste kur njerëzit e ndalojnë në rrugë dhe i thonë: “Si e lë Florin të bëjë ato batuta, bjeri more. E thonë dhe me shaka, por ndodh që kanë dhe perceptim tjetër”.

Sa i përket bullizmit në emisionet e tjera për shkak të roleve që ka pasur, Çela u shpreh se është e pashmangshme, por përpiqet që të bëjë sa më shumë batuta, por pa i kaluar kornizat.

 (kle.mu./dosja.al)

Shto Koment