Bota

Irani tregon forcën/ Nis stërvitjen raketore, bashkohen dhe dy anije luftarake

Stërvitja dy-ditore e raketave po mbahej në ujërat juglindore të gjirit dhe dy anije të reja luftarake të bëra nga Irani u bashkuan me stërvitjen. Lajmin e përcolli televizioni shtetëror, i cili sqaroi se anija luftarake logjistike Makran, e përshkruar si anija ushtarake më e madhe e Iranit, dhe anija që shërben për lëshimin e raketave Zereh, janë duke marrë pjesë në stërvitjen dy-ditore.

IRAN-Marina e Iranit ka filluar një stërvitje raketash me rreze të shkurtër, ditën e sotme në Gjirin e Omanit, ku dhe përuroi anijen e saj më të madhe ushtarake.

Kjo vjen në mes të tensioneve të rritura mbi programin bërthamor të Teheranit dhe një fushate presioni të SHBA kundër Republikës Islamike.

Stërvitja dy-ditore e raketave po mbahej në ujërat juglindore të gjirit dhe dy anije të reja luftarake të bëra nga Irani u bashkuan me stërvitjen. Lajmin e përcolli televizioni shtetëror, i cili sqaroi se anija luftarake logjistike Makran, e përshkruar si anija ushtarake më e madhe e Iranit, dhe anija që shërben për lëshimin e raketave Zereh, janë duke marrë pjesë në stërvitjen dy-ditore.

Video nga stërvitja:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur që nga viti 2018, kur presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga një marrëveshje bërthamore ndërkombëtare ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore, duke argumentuar se marrëveshja e vitit 2015 nuk ishte e përshtatshme.

Po ashtu, Administrata amerikane vendosi sanksione mbi Iranin në një përpjekje për të detyruar Teheranin të negocionte një marrëveshje të re që do të zgjidhte dhe çështjen e programeve raketore raketore të vendit dhe mbështetjen e tij për grupet militante në vendet tjera të rajonit. Si përgjigje ndaj tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja dhe vendosjes së sanksioneve ekonomike, Irani, i cili pretendon se programi i tij bërthamor është për qëllime civile, ka shkelur gradualisht pjesë të paktit, duke nisur me pasurimin e uraniumit.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment