Bota

‘Irani po fsheh të vërtetën’/ BBC: Të infektuarit me COVID tre herë më shumë seç raportohet

Në mënyrë të ngjashme, shkalla e infeksionit paraqitet dy herë më e madhe. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 278.827 të infektuar, por sipas dokumenteve të siguruara nga BBC bëhej fjalë për 451,024 infeksione që nga fillimi i pandemisë.
Featured image of article: ‘Irani po fsheh të vërtetën’/ BBC: Të infektuarit me COVID tre herë më shumë seç raportohet Foto Ilustruese

IRAN- Irani po fsheh numrin e viktima që  kanë humbur jetën nga Covid-19. Rrjeti televiziv BBC bëri të ditur se nëpërmjet një hetimi  të bërë në gjuhën persiane është zbuluar se numri i vdekjeve në Iran është tre herë më shumë se sa është raportuar. Kështu që sipas BBC i bie që numri i të vdekurve  në vendin e Lindjes së Mesme të jetë  42,000 persona dhe jo 14,405 të vdekur siç ka raportuar ministria e Shëndetësisë.

Në mënyrë të ngjashme, shkalla e infeksionit paraqitet dy herë më e madhe. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 278.827 të infektuar, por sipas dokumenteve të siguruara nga BBC bëhej fjalë për 451,024 infeksione që nga fillimi i pandemisë.

Për më tepër, vdekja e parë si pasojë e COVID-19 në Iran ndodhi më 22 janar sipas të dhënave mjekësore të siguruara nga BBC. Megjithatë Irani e raportoi atë pothuajse një muaj më vonë. Pavarësisht fshehjes së të dhënave, BBC thotë se Irani mbetet vendi më i goditur në Lindjen e Mesme nga COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një burim anonim i tha BBC-së se i ofroi dokumentet për të “hedhur dritë mbi të vërtetën” dhe për t’i dhënë fund “lojërave politike” mbi pandeminë e koronavirusit.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment