Bota

Irani kërcënon Emiratet e Bashkuara Arabe: Në rast sulmi nga SHBA-ja, do iu bëjmë ju përgjegjës

Fakhrizadeh u vra në Teheran javën e kaluar në një sulm që Irani ia ka hedhur fajin armikut të tij të parë Izraelit. Izraeli, nga ana e tij, vuri ambasadat dhe diplomatët e tij në gatishmëri të lartë mbi frikën e çdo hakmarrje iraniane për vrasjen e Fakhrizadeh.
Featured image of article: Irani kërcënon Emiratet e Bashkuara Arabe: Në rast sulmi nga SHBA-ja, do iu bëjmë ju përgjegjës Mohammed bin Zayed

IRAN-Irani i ka dërguar një mesazh kërcënues Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas mediave të huaj, bëhet e ditur se Teherani ka kërcënuar princin e Abu Dabit, Mohammed bin Zayed, se Irani do t’i sulmojë Emiratet e Bashkuara në rast se sulmohet nga forcat amerikane duke shfrytëzuar territorin e Emirateve të Bashkuara.

“Do të ju bëjmë ju përgjegjës për vrasjen e Fakhrizadeh-s,”- raportohet se shkruhet në mesazhin kërcënues të Iranit drejtuar Emirateve të Bashkuara, duke iu referuar shkencëtarit bërthamor të Iranit që u vra javën e kaluar.

Fakhrizadeh u vra në Teheran javën e kaluar në një sulm që Irani ia ka hedhur fajin armikut të tij të parë Izraelit. Izraeli, nga ana e tij, vuri ambasadat dhe diplomatët e tij në gatishmëri të lartë mbi frikën e çdo hakmarrje iraniane për vrasjen e Fakhrizadeh. Mediat izraelite gjithashtu raportuan se zyrtarët e sigurisë së Izraelit ishin të shqetësuar se shtetasit e tyre mund të jenë në rrezik nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli krijuan marrëdhënie diplomatike nën një marrëveshje të sponsorizuar nga SHBA-ja e nënshkruar në shtator për të normalizuar marrëdhënien e tyre.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment