Bota

Irani ka kapur një tjetër tanker në Gjirin Persik me 700,000 litër karburant

Irani ka kapur një tanker tjetër 700,000 litër karburant, në Gjirin Persik që po kontrabandonte karburant për disa vende arabe.
Featured image of article: Irani ka kapur një tjetër tanker në Gjirin Persik me 700,000 litër karburant Foto ilustruese

IRAN- Javët e fundit ka pasur pëplasje mes Iranit, SHBA-së dhe Britanisë së madhe.

Një komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare ka deklaruar se forcat detare kishin “kapur një çisternë të huaj në Gjirin Persik që po kontrabandonte karburant për disa vende arabe”.

Ai tha se çisterna mbante 700,000 litër karburant, duke shtuar se shtatë marinarë ishin arrestuar.

Incidenti i raportuar vjen në mes të tensionit të lartë pasi SHBA-së, dhe forcimit të sanksioneve ndaj sektorit të naftës në Iran.

Sanksionet u vendosën pas tërheqjes së njëanshme të Uashingtonit nga një marrëveshje bërthamore 2015.

Kjo është hera e dytë që Irani ka akuzuar një çisternist për kontrabandë të karburantit. Më 13 korrik rojet bregdetare iraniane arrestuan MT Riah me flamur nga Panamaja.

Sajti i Gardës Revolucionare ‘Sepah Neës’ tha në atë kohë që anija u kap gjatë patrullimeve detare që synonin “zbulimin dhe përballjen e kontrabandës së organizuar”.

Gjithashtu muajin e kaluar, Irani kapi një tanker me flamur britanik “Stena Impero” në ngushticën e Hormuzit, duke thënë se ishte përplasur me një anije peshkimi.

SH.B.A. ka fajësuar Iranin për dy sulme të veçanta duke përdorur eksplozivë të cilat dëmtuan çisterna nafte në Gjirin e Omanit në maj dhe qershor. Por është mohuar kategorikisht nga Teherani.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment