Bota

Iran/ Avokatja e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh vuan dënimin, pasi burri i saj dëshmoi se duhet të bëjë 38 vjet burg dhe të rrihet 148 herë

Avokatja u dënua me 10 vjet burg, por pasi burri i saj pohoi se ajo ishte e dënuar me 38 vite dhe 148 të rrahura, asaj iu shtuan vitet e dënimit në burg.
Featured image of article: Iran/ Avokatja e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh vuan dënimin, pasi burri i saj dëshmoi se duhet të bëjë 38 vjet burg dhe të rrihet 148 herë Avokatja iraniane e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh.

Nasrin Sotudeh, një avokate ndërkombëtare e njohur për të drejtat e njeriut është burgosur në Iran, asaj i është dhënë një dënim i ri, pasi burri i saj deklaroi se ishin 38 vjet burg dhe 148 goditje.

“Sotoudeh, e cila ka përfaqësuar aktivistët e opozitës, duke përfshirë gratë e mbuluara në mënyrë të detyruar, u arrestua në qershor dhe u akuzua për spiunazh, përhapjen e propagandës dhe fyerjes së udhëheqësit suprem të Iranit,”– u shpreh kështu avokati i saj.

Ajo u burgos në vitin 2010 për përhapjen e propagandës dhe komplotimin për të dëmtuar sigurinë e shtetit, akuzat që ajo i mohoi  dhe u lirua pasi bpërfundoi gjysmën e dënimit të saj gjashtë vjeçar. Parlamenti Europian i dha asaj çmimin ‘Saharov’ për të drejtat e njeriut.

Mohammad Moqiseh, një gjykatës në një gjykatë revolucionare në Teheran, tha të hënën se Sotoudeh ishte dënuar me pesë vjet për grumbullimin e informacioneve kundër sigurisë kombëtare dhe dy vjet për fyerjen e udhëheqësit suprem të vendit, Ayatollah Ali Khamenei, njoftoi Agjencia zyrtare e lajmeve të Republikës Islamike.

Bashkëshorti i Sotoudeh, Reza Khandan, shkroi në Facebook se dënimi ishte 10 vite në burg dhe 148 rrahje, jashtëzakonisht të ashpra madje edhe për Iranin, e cila çon shumë në mosmarrëveshje, duke u quajtur ndryshe edhe dënim me vdekje.

“Irani është një nga vendet që akuzohet shpesh për abuzime ndaj të drejtave të njeriut,” – u shpreh kështu deputeti i lartë i OKB-së, Kate Gilmore.

Hetuesi i OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, Javaid Rehman, ngriti të hënën rastin e Sotoudeh në Këshillin e të drejtave të njeriut të OKB-së në Gjenevë, duke thënë se javën e kaluar ajo është dënuar për akuzat që kanë të bëjnë me punën e saj dhe mund të përballet me një dënim të gjatë.

Burimi : The Guardian 

L.K/Dosja.al

Shto Koment