Aktualitet

IPA Section Albania dhe Policia Shkodër shpërndajnë ndihma për familjet e efektivëve të rënë në krye të detyrës

Ky donacion u mundësua nga Myftinia Shkoder, si një shenjë mirënjohje dhe falenderimi për të shprehur vlerësimin ndaj ktij gjesti human, shpërndarja është bërë sot në natën e madhe të Kadrit në muajin e Ramazanit.

SHKODËR- Në kuadër të masave të ndërmarra kundër pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe si vazhdimësi e iniciativave të IPA SCODRINI REGION me mbështetjen e IPA Section Albania dhe mbështejtje të vazhdueshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Qarku Shkodër janë mbledhur sot me datë për të bërë shpërndarjen e një numri të konsiderueshëm pakosh ushqimore në ndihme të familjeve të punonjesve të policëve të rënë në krye të detyrës.

Mësohet se ky donacion u mundësua nga Myftinia Shkoder, si një shenjë mirënjohje dhe falenderimi për të shprehur vlerësimin ndaj ktij gjesti human, shpërndarja është bërë sot në natën e madhe të Kadrit në muajin e Ramazanit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shpërndarja do vijojë dhe në ditët në vazhdim për në Bashkitë e tjera të qarkut të Shkodrës, pasi ndihma humanitare nuk është parashikuar që të bëhet vetëm për një ditë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment