Politike

“Investimet në bujqësi janë rritur”/ Rama i përgjigjet kritikëve: Në ekrane dhe portale llafet janë e vetmja punë

VIDEO
Kreu i qeverisë thekson se janë rritur investimet dhe prodhimet në sektorin e bujqësisë.
Featured image of article: “Investimet në bujqësi janë rritur”/ Rama i përgjigjet kritikëve: Në ekrane dhe portale llafet janë e vetmja punë Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi dhe fermerët

Tiranë- Kryeministri i vendit, Edi Rama në rrjetin social Facebook ka deklaruar se janë rritur investimet dhe prodhimet në sektorin e bujqësisë. Teksa ka publikuar një video ku shfaqen parcela të mbjella dhe produkt bujqësore, ai shprehet se puna në terren vijon. Më tej kreu i qeverisë thumbon mediet, pasi shkruan se në ekranet televizive dhe në portale ka vetëm fjalë.

“MIRËMËNGJES dhe ndërkohë që në tokat e Shqipërisë rriten investimet, prodhimi, eksportet, falë shumicës që flet me punë, ndërsa në ekrane, portale e platforma, vazhdojnë llafet si e vetmja punë, ju uroj një ditë të mbarë #RESPEKT🙏MMIRËMËNGJES”, shprehet Rama në një postim në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë një ditë më parë Lulzim  Basha akuzoi Ramën, se ka përuruar dy herë fermën e vëllait të kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshit. Gjithashtu kreu i PD tha se subvencionet në bujqësi i përfitojnë vetëm klientët e Edi Ramës. Por, nuk mungoi edhe një reagim i Erion Braçes, i cili përgënjeshtroi kreun e PD, Lulzim Basha, duke thënë se Rama më 30 maj ka qenë në Paris.

J.V/Dosja.al 

Një Koment në ““Investimet në bujqësi janë rritur”/ Rama i përgjigjet kritikëve: Në ekrane dhe portale llafet janë e vetmja punë

  1. Aq shume jane rritur, sa sdime ku ti cojme parate e teperta. A tja japim qeverise si borxh apo tja japim Europes, apo Amerikes? Se edhe ato kane nevoje per parate tona te teperta.
    Fara e keqe na ka rimbire ne kete toke. Nese nuk e shkulim me rrenje, kjo fare do na haje dhe kockat ne varre.

Shto Koment