FactcheckPolitike

INVESTIGIMI/ Vaksinat falas në Turqi, çfarë ndodhi me marrëveshjen shqiptare? Historia e kompanisë “Keyman Ilaç”, pse e përjashtoi OKB dhe debati me Erdogan

Hije skandali pas blerjes së 1 milionë dozave nga Qeveria shqiptare të vaksinës kineze. Në Turqi, marrëveshja parashtronte se 1 mln doza jepen falas nga kompania e më pas nis pagesa për dozat e tjera. Dosja.al kërkoi për Keyman Ilaç dhe Sinovac. Dy kompani me probleme në të shkuarën, një drejtor i akuzuar për ryshfet dhe një ndërmarrje e lidhur ngushtë me Erdogan
Featured image of article: INVESTIGIMI/ Vaksinat falas në Turqi, çfarë ndodhi me marrëveshjen shqiptare? Historia e kompanisë “Keyman Ilaç”, pse e përjashtoi OKB dhe debati me Erdogan Edi Rama, vaksina kineze dhe Rexhep Taip Erdogan

Nga Dosja.al

TIRANE– Vaksina kineze që po përdoret masivisht në Shqipëri, quhet CoronaVac dhe është prodhim i kompanisë private kineze SinoVac. Nga 9 dhjetori 2020, deri në 9 shkurt 2021, një sasi prej 10 milion e 162 mijë e 123 doza hyri në Turqi nga Kina. Debatet ishin të shumta.

Deputeti i Partisë Republikane (opozite) në Ankara, Emir Murat deklaroi se vaksina kineze u soll në Turqi përmes kompanise farmaceutike Turke “Keyman”. Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, e mohoi pretendimin e deputetit Murat dhe deklaroi se vaksina ishte importuar me marrëveshjen midis SİNOVAC dhe Zyrës Shtetërore të Furnizimit dhe se nuk ishte e mundur të përdorej një ndërmjetës. 

Lexo link:

Mes akuzave dhe kundërakuzave politike, u fut në mes juristja e Keymen Ilaç, Senanur Kapusuz. Juristja e mori vaksinën duke u përfshirë si vullnetare në testin e fazës së tretë, por në Twitter-in e saj, në 4 dhjetor, zbuloi se ishte kompania Keymen Ilaç ajo që e ndërmjetësoi ardhjen e vaksinave në Turqi, duke nxjerrë bllof Ministrin e Shëndetësisë. Mbiemri Kapusuz, është familjar në Turqi.

Lexo link: 

Postimi i juristes se Kompanise

Salih Kapusuz është nënkryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), që është partia e Presidentit Erdogan. Senanur është vajza e tij dhe lidhja mes partisë në pushtet dhe kompanisë Keymen Ilaç, që doli papritur si ndërmjetësuese mes Kinës dhe Turqisë.

Një tjetër diskutim i fortë në Turqi, ishte çmimi me të cilën u ble vaksina. Në fillim u deklarua 70 dollarë për dozë, duke shkaktuar reagimet e opozitës, që solli shembullin e Indonezisë me 13 dollarë për dozë. Më pas, çmimi u ul papritur në 12 dollarë për dozë, për të zhdukur hijet e një skandali të madh financiar, me një gropë rreth 550 milionë dollarë.

Megjithëse çmimi u ul dhe skandali u duk sikur u shua, vaksina e Sinovac nuk gjeti qetësi në Turqi. Kryetari i Partisë Republikane, Kemal Kılıçdaroğlu plasi një tjetër skandal.

“1 milion doza vaksine të importuara nga Kina falas u faturuan në Zyrën e Furnizimit Shtetëror nga kompania Farmaceutike Keymen për secilën dozë prej 12 dollarësh”, deklaroi ai. Kılıçdaroğlu tha, “Deri më 9 Shkurt 2021, për këto, DMO i pagoi kompanisë Keymen 121 milion e 945 mijë e 476 dollarë.”

Rreth 12 milionë dollarë më shumë ishin paguar nga Qeveria për 1 milionë dozat e falura, sipas kryetarit të opozitës turke.

Lexo link: 

Artikulli ne mediat turke

“Po pyes z.Erdogan “Sipas deklaratës doganore per 1 milion doza të vaksinës nuk merret asnjw pagesw. Pra një milion doza të vaksinave janë falas, shkruan shumë qartë, domethënë 12 milion dollarë vaksina janë dhënë falas. Firma Keymen a mori 12 milion dollarë apo jo? Po pres përgjigjen e kësaj pyetjeje”, insistoi Kryetari i Partisë Republikane Kemal Kılıçdaroğlu ne 23 shkurt 2021.

Ku shkuan 12 milionë dollarët? Si u mbyll skandali? A ka lidhje me Shqipërinë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk dihet asgjë se si përfundoi historia e 1 milion vaksinave falas në Turqi, as e parave. Një muaj më pas e njëjta kompani, Keymen Ilaç, të njëjtën sasi vaksinash prej 1 milion, por me një çmim prej 2 dollarësh më pak, i solli CoronaVac (produkt i Sinovac) në Shqipëri. Ende sot nuk është dhënë asnjë informacion rreth marrëveshjes, nuk është thënë kur filloi negociata, a u kontaktua direkt kompania kineze, apo u dhanë dozat që ishin tashmë në Turqi.

Nuk është sqaruar sa është çmimi për dozë. Ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë deklaron se çmimi është sekret, në Turqinë e Erdoganit, ka më shumë transparencë. Atje u debatua për çmimin, u deklarua sa janë paguar dozat. Mund të thuhet me siguri, se transparenca në Turqi është shumë herë më e madhe se në Shqipëri.

Në kushtet e mjegullës së paprecedente dhe të pajustifikuar, ajo që mbetet e paqartë është nëse Shqipëria u përfshi në skandalin e vaksinave falas të Turqisë.

Dy kompani me probleme në të shkuarën

Në 25 maj 2010, kompania është hequr nga lista e Kombeve të Bashkuara për biznesin “Global Compact”.

Perjashtimi i kompanise nga OKB

Lexo link:

Arsyeja e përjashtimit, siç mund të shihet në linkun e mësipërm ishte se ka dështuar në komunikimin e progresit. Në një letër angazhimi që drejtori i atëhershëm i komopanisë Mutlu Topal i ka dërguar organizatës së Kombeve të Bashkuara, premtoi se, nga vitit 2011, gjithçka do të kthehej në normalitet dhe Keymen Ilaç do të listohej përsëri nga OKB (Global Compact).

Rifutja e kompanise ne OKB

Lexo link:

Në fakt kompania nuk pati asnjë progres deri në 2016, kur Cantürk Alagöz e mori kompaninë. Që atëherë, duke forcuar edhe lidhjet me partinë në pushtet, Keymen Ilaç është shndërruar në një kompani preferenciale, edhe në fushën e vaksinave.

Jo më pak hije ka patur mbi kompaninë që i ka prodhuar vaksinat CoronaVac. Sipas Washington Post, në vitin 2009, drejuesi i kompanisë Sinovac, është gjykuar për ryfshet.

Pasi në 2003, virusi SARS shkaktoi një pandemi, në 2009 drejtuesi i kompanisë dha ryfshet tek Autoriteti Rregullator i ilaçeve në Kinë, në mënyrë që të miratonte vaksinën e tij.

Artikulli i WP me dhjetor 2020

Lexo linkun:

Sipas shkrimit që gazeta prestigjoze amerikane ka bërë në 4 dhjetor, kur Sinovac eksportoi vaksinën, hijet e dyshimit rëndojnë ende mbi produktet e kompanisë së listuar edhe në NASDAQ, në bursën amerikane.

(E.A/Dosja.al)

Shto Koment