LIVE UPDATES
Insights

INVESTIGIMI/ HEC-et mbi Shushicë u miratuan pa konsultim me publikun

24 Qershor 2019, 09:29 Nga DOSJA
INVESTIGIMI/ HEC-et mbi Shushicë u miratuan pa konsultim me publikun

Sotir Zahoaliaj, një banor i fshatit Brataj në Bashkinë e Selenicës, pavarësisht interesimit të tij mbi 1-vjeçar, thotë se s’ka aspak informacion për hidrocentralin që është planifikuar të ndërtohet mbi lumin Shushicë.

“Unë si banor e kam ndjekur këtë çështje, por gjatë dëgjesës publike, që u bë rreth një vit më parë, ne na është paraqitur vetëm ana vizuale e projektit, pa detaje”,  thotë 68-vjeçari.

 “Ne nuk dimë të themi me saktësi se sa tokë do të preket sepse na kanë treguar vetëm thjesht një vijë. Asnjë saktësim tjetër sepse si rregull projekti i detajuar paraqet se cila tokë preket, cila shtyllë prishet, etj.”,  shton ai.

Mungesa e informacionit është një prej shkaqeve që Zahoaliaj dhe bashkëfshatarët e tij kundërshtojnë zhvillimin e këtij projekti.

“Ne si fshat jemi kundër. Gjithë tubat ku do futet uji do kalojnë nëpër pasuritë tona. Ne mundësitë i kemi shumë të kufizuara dhe një pjesë e mirë mbeten pa asnjë burim të ardhurash”, thotë 68-vjeçari.

“Po ashtu, uji do futet nëpër tuba, çka do të bëjë që në lumë të kalojë shumë pak ujë. Ne atë ujë e përdorim për t’i dhënë ujë bagëtive. Në këto pika, ne gjithashtu marrim ujë me pompa dhe vaditim”, shton ai.

Hidrocentrali i Bratajt është një nga 4 hec-et e Kaskadës së Shushicës, ndërkohë që Sotiri dhe banorët e këtij fshati nuk janë të vetmit që kundërshtojnë ndërtimin e tyre.

Sipas një sondazhi të realizuar nga “Vizioni i Gjelbër”, që është Rrjeti i Organizatave Mjedisore Vlorë, 97.7% e banorëve që jetojnë në fshtatrat që do të preken nga ndërtimet e këtyre hidorcentraleve janë kundër zhvillimit të projekteve.

Anketimi, që u realizua përgjatë muajve nëntor-dhjetor 2018, përfshiu 520 banorë të fshtrave Brataj, Lepenicë, Gjorm, Kote, Lapardha, Vodicë, Mavrovë dhe Drashovicë, por prej tyre, vetëm 13 persona, apo 2.3% e të anketuarve janë ‘pro’ ndërtimit të hidrocentraleve.

KONCESIONI I SHUSHICËS, ME SHKELJE

Kontrata e koncesionit mes Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe shoqërisë “Shushica Hydropower”, për ndërtimin e kaskadës së hidrocentraleve mbi lumin Shushicë është firmosur në datën 14 shtator të vitit 2017.

Pjesë e shoqërisë koncesionare janë kompanitë ”GR Albania’, “Alb-Star” dhe “Trema Engineering 2”, ndërsa kaskada përfshin 4 HEC-e, e më konkretisht atë të Drashovicës, Kotes, Gjormit dhe Bratajt, me një fuqi totale të instaluar prej 14.9 MW.

Por, sipas Rrjetit të Shoqatave Mjedisore, Vlorë, gara koncesionare numëron një sërë mangësish, ku ndër të tjera subjekti“Trema Engineering 2” sh.p.k. është futur në tenderim me statusin financiar  “Nën administrimin e Administratës Tatimore”.

Ndërkohë që, të dhënat e  përpunuara nga Dosja.al tregojnë se konsorciumi fitues ka anashkaluar konsultimet me palët e interesuara gjatë fazës së garës, duke qenë se ato janë organizuar vetëm pasi kontrata është lidhur.

Konsultimet duhej të ishin bërë gjatë hartimit të raportit të VNM-së paraprake, si një dokument i domosdoshëm për t’u prezantuar nga kompania qysh në fazën e pjesëmarrjes në garën koncesionare të shpallur nga Agjencia e Prokurimit Publik, në fillim të vitit 2017.

Referuar kritereve të vendosur nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë si autoritet kontraktor, mbi bazën e të cilëve do të përzgjidhej edhe kompania fituese që do të bënte zbatimin e projektit,  ‘Ndikimi Mjedisor dhe ai Social’ kishte një peshë të rëndësishme, me 22% të totalit të pikëve.

“Do të vlerësohet me pikët maksimale paraqitja e një plani monitorimi të masave zbutëse në lidhje me ndikimin që vepra hidroenergjetike do të ketë në mjedis (florën, faunën, tokën, ujin, ajrin) si dhe në mikroklimën e ambientit (12 pikë)”,  thuhej në dokumentet standarde të tenderit, “Investime shtesë të parashikuara në ndihmë të infrastrukturës së zonës, me 10 pikë”, shtohej në shpjegimin e MEI-t, teksa saktësohej se “informacioni dhe çështjet që duhet të trajtohen në raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis përshkruhen në ligjin Nr. 10 440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis“, i ndryshuar.

Kjo do të thotë se kompania do të duhej të kishte paraqitur që në fazën e garës raportin e VNM-së paraprake, një dokument që e ka të detyrueshëm konsultimin me palët e interesuara.

Kjo sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, me datë 29.7.2015, i cili thotë se “aspektet më të rëndësishme të procesit paraprak të VNM-së janë identifikimi i ndikimeve që mund të shkaktojë projekti i propozuar, konsultimet me palët e tjera të interesuara apo të ndikuara dhe vendimi, nëse kërkohet një VNM e thelluar për projektin e propozuar”.

Sipas VKM-së, ky proces përfshin jo vetëm informimin, por edhe marrjen e mendimit të publikut, shoqëruar me sqarimet për procedurën në zbatim. Përgjegjësinë për organizimin dhe kryerjen e dëgjesës publike e ka zhvilluesi i projektit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Agjencia Rajonale e Mjedisit dhe Njësia e Qeverisjes Vendore.

Por, banorët pohojnë që janë thirrur në dëgjesë vetëm në vitin 2018, çka tregon se ky proces është anashkaluar në fazën e garës. Nga ana tjetër, edhe mendimi i Bashkisë Selenicë për hartimin e VNM-së paraprake është kërkuar në mars të vitit 2018, pra pas nënshkrimit të kontratës.

Ndërsa vetë kryebashkiku i Selenicës, Përparim Shametaj thotë se shoqëria koncesionare s’ka dhënë informacion në lidhje me projektin.

DEKLARATA MJEDISORE ‘INJOROI’ KUNDËRSHTIMET 

Përveç parregullsive gjatë fazës së garës, të dhënat e përpunuara nga dosja.al tregojnë se edhe deklarata mjedisore për zhvilluesin “Shushica Hydropower” është firmosur nga ministri i Turizmit dhe Mjedist, Blendi Klosi dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Edison Konomi, duke mos marrë parasysh kundërshtimet e komunitetit dhe Bashkisë Selenicë.

Sipas këtij dokumenti, që mban datën 3 shtator 2018, në dëgjesat me publikun “morën pjesë përfaqësues nga komuniteti i zonës, përfaqësues nga pushteti vendor si dhe nga Drejtoria Rajonale e Mjedist dhe përfaqësues nga studio mjedisore” dhe se “nuk pati ndonjë shqetësim nga komuniteti për zhvillimin e këtij aktiviteti”.

Por, banorët e fshatit Brataj, 2 java para nënshkrimit të saj, organizuan protesta, ku kundërshtuan zbatimin e projektit. Sipas Sotir Zahoaliajt, “kundërshtimet e banorëve të Bratajt u shprehën edhe gjatë dëgjesës së zhvilluar në 2018-ën, por ai shton se “procesverbalet janë falsifikuar”.

“Ne jemi thirrur dhe kemi firmosur në një shkresë ku thuhet “morën pjesë këta persona”, pra kemi firmosur për pjesëmarrjen”, shprehet ai.

“Ndërkohë që, është përgatitur një material tjetër më vete, me të cilin unë jam njohur, ku thonë që komuniteti nuk pati kundërshtime, por në fakt është komplet e kundërta”,  shton Zahoaliaj.

Ndërkaq, edhe  Bashkia Selenicë, në 2 shkresa për dhënie mendimi për miratimin e VNM-së paraprake dhe asaj të thelluar ka shprehur mosdakordësinë për vazhdimin e procedurave dhe pajisjen me dokumentacion të nevojshëm për të zhvilluar këtë projekt.

Përgjigja për VNM-në paraprake i është dërguar Agjencisë Rajonale të Mjedisit Vlorë në datën 8 prill 2018, ndërsa për VNM-në e thelluar në 3 maj 2018. Në përgjigjen e parë bashkia thotë se janë vërejtur një sërë mangësish dhe problematikash të shumta në dokumentin e hartuar nga “Rezi Commerce 2007”, duke theksuar se “në VNM-në e paraqitur subjekti nuk ka bërë studim historik të prurjeve të lumit maksimale dhe minimale”.

“Në rastin e periudhës së verës, për nevoja të HEC-it dhe për shkak të prurjeve të pakta rrezikohet rrjedha ekologjike e lumit, çka mund të shkaktojë edhe tharje të shtratit të lumit në disa segmente. Kjo do të ndikonte edhe në disa zona ku uji i lumit përdoret për vaditje”,  thuhet ndër të tjera në shkresën me nr. protokolli 812.

“Nuk ka një plan të qartë sesi do të ruhet rrjedhja ekologjike. Gjithashtu, në periudhën e prurjeve maksimale nuk përcaktohet sa do të jenë, si do të veprohet në rastet kur prurjet janë të larta dhe digat mund të kenë nevojë për shkarkim dhe si do të menaxhohen prurjet, pasi në disa zona lumi kalon afër zonave të banuara dhe mund të shaktojë përmbytje”,  shtohet më tej në shkresë, duke folur edhe për mungesë të studimit për florën dhe faunën e lumit.

Ndërkaq, vetëm 2 muaj pas shkresës së parë, ARM Vlorë kërkon mendimin e këtij dikasteri për VNM-në e thelluar, që gjithashtu dosja. al e disponon. Në shkresë bashkia thotë se mungojnë planet për ruajtjen e rrjedhës ekologjike të lumit si dhe planet e menaxhimit të prurjeve të lumit, sidomos në afërsi të zonave të banuara.

Po ashtu,  nuk ka plan masash nga ana e subjektit, sesi do të veprojë në kohën e prurjeve minimale, kur uji do të nevojitet vetëm për rrjedhë ekologjike, duke mos plotësuar nevojat e subjektit apo masat që do të merren për krijimin e by pass- eve për kalimin e peshqve.

“Ne e kemi kundërshtuar ndërtimin e këtyre HEC-eve dhe arsyeja e parë është pikërisht fakti se nuk ka patur asnjë konsultim të hapur”,  shprehet kreytari i Bashkisë Selenicë, Përparim Shametaj, për Dosja.al.

“Gjithçka është mbajtur e fshehtë dhe ata kanë tentuar, që sa herë vinin të shmangnin konsultimet. Ata kanë qenë të ngurtë për të dhënë një infomacion të saktë”,  shton ai.

Por, shmangia e konsultimeve me publikun nuk është i vetmi problem i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.

Sipas një monitorimi të raportit të VNM-së së thelluar, të realiziuar nga “Vizion i Gjelbër”, dokumenti s’ka të dhëna rreth zhvilluesit të projektit, në mënyrë që të dihet se kush është përgjegjës për të siguruar përputhshmërinë me lejen dhe kush është përgjejgjës në rastin e veprimeve detyruese për çdo mospërputhshëri, ndërkohë që 4 nga 6 autorët e raportit (inxhinierë gjeologë apo hidroteknikë) nuk disponojnë licencat përkatëse.

Sipas raportit të monitorimit, të firmosur nga ekspertët e mjedisit Niko Dumani dhe Petrit Dervishi, sa i takon të dhënave për përdorimin e tokës, “nuk del qartë nëse ka tjetërsim të tokave bujqësore, sa është sipërfaqja, statusi dhe mënyra e kompensimit të tyre”.

“Nuk del qartë deviacioni i tokave bujqësore nëpërmjet tubacioneve nëntokësore me qëllim përdorimin e tyre pas përfundimit të aktivitetit ndërtimor si dhe nuk përcaktohet afati kohor i kësaj ndërhyrjeje mjedisore në tokë bujqësore dhe ndikimi në cilësinë, sasinë e sipërfaqes dhe strukturën e saj”,  shtohet në dokumentin e monitorimit. 

Të tjera probleme, sipas këtij raporti lidhen me mungesën e informacionit për ndërveprimin me mjedisin, si dhe mungesën e planit të menaxhimit dhe monitorimit të mjedisit. 

“Ne nuk kemi alergji nga HEC-et, por problem është se çfarë të mirash dhe çfarë të këqijash ka dhe duke bërë balancën mes këtyre, komuniteti do të mbajë një qëndrim”,  shprehet kreu i Bashkisë Selenicë.

“Normalisht, ne zonat nuk mund t’i lemë të pashfytëzuara, por kur raporti midis të mirave dhe të këqijave në drejtim të banorëve anon nga kjo e dyta, ne padyshim që do i kundërshtojmë”,  shton Shametaj, duke theksuar se i ka kërkuar shoqërisë koncesionare, që nëse dëshiron të avancojë me projektin, ta paraqesë në formë transparente, të njoftohet paraprakisht komuniteti dhe të diskutohet me ta.

“Hidrocentralet e vegjël në lumin e Shushicës, si dhe në lumenj të tjerë të Shqipërisë, ndikojnë në pakësimin e ujit për përdorim shtëpiak dhe ekonomik të banorëve të zonës, si dhe humbje të biodiversitetit”,  thonë për Dosja.al përfaqësues të projektit “Vëzhguesi Rural”, që mbështetet nga Bashkimi Evropian e që advokon punën e komunitetit me Bashkinë apo autoritetet lokale për monitorimin e mëtejshëm, nëse rrjedha ekologjike minimale e ujit e përcaktuar me ligj, respektohet nga secili prej HEC-eve mbi Shushicë.

HEC-et janë kryesisht instalime të tipit kaskadë. Shumica e skemave kërkojnë vendosjen e pritave apo devijacioneve në kanale qe manaxhohen sipas ligjit “Për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore, që kërkon që çdo përdorues uji të lejojë rrjedhjen minimale ekologjike. Sidoqoftë, në shumë raste konstatohen shtretër të thatë pas ndërtimit të HEC-eve”, shtojnë përfaqësuesit e “Vëzhguesit Rural”.

KONCESIONI, DREJT GJYKATËS

Sipas banorëve të Bratajt, ndërtimi i hidrocentrali do të dëmtojë trashëgiminë historike dhe kulturore në zone.

“Aty ku do të bëhet diga është një urë, që ka vlera shumë të mëdha historike, madje është edhe monument kulture. Në mendimin tonë, ajo urë nuk ka më kuptim nëse nuk kalon lumi aty’,-thotë Sotiri.

“Aty ku do kalojnë tubat është një qendër e lashtë qyteti. Ka gjurmë të arkeologjisë, që në të ardhmen do studiohen”,  shton ai.

Ndërtimi i HEC-it, për shkak të urës është kundërshtuar edhe nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Brati”.

“Hidrocentrali do të ndërtohet pranë urës 7 shekullore që është monument kulture dhe që mbrohet nga shteti. Në këtë rast, kjo urë nuk do të quhej më “ura mbi lumin Shushicë”, por ‘Ura mbi zallin e bardhë’”,  thuhet në një peticion të firmosur pas protestave të zhvilluara gjatë muajit gusht.

“Jo vetëm kaq, por zona rreth urës është përcaktuar si zonë e mbrojtur dhe si e tillë nuk lejohet që rreth saj të bëhen ndërtime, aq më tepër që afër lumit ndodhen edhe zona arkeologjike të paeksploruara si Ledhja dhe Shëngjergji”, shtohet më tej, duke theksuar se do të pengojnë me çdo çmim ndërtimin e hidrocentralit.

Sipas drejtorit ekzekutiv të organizatës EcoAlbania, Olsi Nika “Shushica është një nga degët më mbresëlënëse të lumit Vjosa”. “Ky sistem lumor është mjaft i rëndësishëm sa i përket vlerave të mëdha të biodiversitetit. Për më tepër lugina, duke bartur vlera të historisë e traditës, gërshetuar dhe me vlera të tjera estetike, përbën një potencial të jashtëzakonshëm të zhvillimit ekonomik përmes turizmit natyror e familjar”,  thotë Nika.

“Ndërtimi i HEC-eve, propozuar nga kompania “Shushica Hydropower” do të minonte këtë potencial ende të pa eksploruar dhe do të vinte në rrezik biodiversitetin”,shton ai. 

Edhe sipas ‘Vëzhguesit Rural’, “prita e HEC-it pengon lëvizjen e lirshme të sedimenteve poshtë saj, lëndëve organike, ushqyesve, specieve ujore: shqetësohet lëvizja e lirë e peshqve, duke kërcënuar përfundimin e ciklit të jetës, si për llojet që migrojnë drejt detit, edhe për ato brenda lumit”.

“Efekti kumulativ i skemave të hidrocentraleve përgjatë të njëjtit lumë është më i madh në faunën e peshqve dhe makro-vertebrorëve të lumit, duke shkaktuar një reduktim në popullsinë dhe diversitetin e llojeve”, shtojnë përfaqësuesit e projektit të mbështetur nga BE.

Ndërkaq, banorët e fshatrave vazhdojnë rezistencën. Në datën 23 janar 2019, kryetarët e 9 fshatrave që preken nga ndërtimi i HEC-eve mbi Shushicë, i shprehin prefektit të Qarkut Vlorë, kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të qarkut, qëndrimin e banorëve kundër projektit. “97.7% e banorëve mbi 18 vjeç nuk janë dakord për ndërtimin e këtij projekti që dëmton natyrën, bujqësinë, blegtorinë, agroturizimin, turizmin malor dhe kulturor të Lumit të Vlorës dhe të ardhmen e fëmijëve tanë që duam t’ju trashëngojmë vendin e të parëve tanë brez pas brezi, të pashkatërruar dhe tjetësuar atë”,  thuhet në shkresë.

“Zoti prefekt, banorëte lumit të Vlorës kërkojnë nga ju që të dëgjoni zërin e tyre dhe ky projekt të mos miratohet në Këshillin e Basenit të Vjosës, që ju drejtoni”, shtohet në peticion.

“Ne kemi bërë protesta, nëpërmjet përfaqësuesve tanë kemi dërguar peticione, shkresa kreyministrit, ministrave përkatës, edhe deputetit, por i vetmi që ka lëvizur ka qenë deputeti, që i ka bërë të qartë kryeministrit që komuniteti nuk e dëshiron këtë projekt”, thotë Sotir  Zahoaliaj.

“Atij i kanë kthyer një përgjgije që është në proces skanimi. Ne gjithsesi nuk jemi të kënaqur me këtë sepse duam “po” ose “jo” dhe do të mbajmë qëndrimet tona”, shton ai.

Aktualisht, skanimi i HEC-eve, i ndërmarrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përfunduar, ndërsa sipas rezultateve, në rang vendi do të ndërpriten 27 kontrata koncesionare për ndërtimin e 80 hidrocentraleve. Megjithatë, ky dikaster ka bërë të ditur se nuk do të bëjë publike kontratat që nuk do të vijojnë zbatimin e tyre.

Ndërkohë që, edhe deputeti i zonës Vullnet Sinaj, i kontaktuar nga Dosja.al përmes zyrës së tij të shypit, nuk pranoi të japë një koment. Por sipas Zahoaliajt, qeveria po avancon me projektin.

“Mëngjesin e datës 16 prill, disa persona, që na u prezantuan si të Monumenteve të Kulturës, u paraqitën në fshat dhe po bënin matje”,  thotë Sotiri. “Kjo është shqetësuese sepse me shumë vështirësi ndaluam një konflikt fizik mes banorëve që nuk e duan hidrocentralin dhe këtyre njerëzve”,  shton ai.

“Në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, EcoAlbania po e ndjek nga afër situatën, duke evidentuar të gjitha shkeljet që lidhen me pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje në dëgjesat publike”,  thotë Nika.  “Shumë shpejt, përveç të tjerash do të nisë edhe një betejë ligjore”, përfundon ai.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

Factcheck Factcheck hecet ne shushice hecet ne shushice

Sondazh

Poll

Insights 23 Qershor 2019, 06:27

Historia e rrogës time të parë

Në fakt nuk e mbaj mend rrogën e parë. Për këtë që do të shkruaj mund të ketë qënë e pesta a e gjashta. Por ngaqë më kujtohet mirë, them se nuk do bezdiseni nga...

Insights 22 Qershor 2019, 09:38

Vettingu i Ulsiut

Vettingu i Ulsiut1. Gjyqtari Idriz Mulkurti, dënoi me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin (edhe pse u kërcënua në sallë të gjyqit me foton e vajzës). Vendimi i t...

Insights 20 Qershor 2019, 16:55

Edi Rama shtyn Shqipërinë drejt konfliktit civil

GREQI- Refuzimi i tij për të hequr dorë nga pushteti ka çuar në përndjekjen e kundërshtarëve të tij politikë. Shqipëria është në një konflikt të thellë d...

Insights 20 Qershor 2019, 08:04

Një fletë nga ditari i Propagandës për sot

Günaydın Erdoğan halkıNjë fletë nga ditari i Propagandes për sot:Porositë për sot:1. Vazhdoni fushatën sikur nuk ka ndodhur gjë. Entuziazëm, flamuj, bluza me ng...

Insights 17 Qershor 2019, 10:20

Shqipërinë e bllokoi Edi Rama, jo Brukseli

Në këtë pikë Shqipërinë e solli politika e bërë nga dhe me bandat më të rrezikshme të krimit. Të gjitha të dhënat dëshmojnë tashmë se bandat e krimit janë përdo...

Protesta e 7 korrikut, PD përgatit terrenin, ngre dy grupe pune, kush merret me Tiranën e qarqet

Protesta e 7 korrikut, PD përgatit terrenin, ngre dy grupe pune, kush merret me Tiranën e qarqet

Aksidetohet turistët çekë në Tamarë, makina del nga rruga

Aksion në Elbasan/ Mbajti peng një person, arrestohet në mes të ditës Thanas Beko

Komisioni për Hartën gjyqësore/ 'Më vjen të qesh', Maks Haxhia: Më morën në telefon, ishte anulluar

Policia Rrugore kontrolle në Tiranë, vendosen 268 masa administrative dhe pezullohen 21leje drejtimi

Rama takohet me Biden, e prek në kurriz e i thotë diçka, presidenti i SHBA-së ngel me gojë hapur

Reforma Territoriale, Xhelal Mziu: Të bejmë një tur, marrim eksperienca, është çështje komplekse

Komisioni për Reformën Territoriale, caktohen ekspertët teknikë! Mziu: Të bëjmë tur në rajon

Rama dhe bashkëshortja e tij priten nga Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe mbretëresha

Policia “aktivizon” dronët, shoferët që nuk respektojnë këmbësorët në vizat e bardha do ndëshkohen

Iu gjet magazina me drogë në Fier, arrestohet 47-vjeçari në Dibër

'Shqiptarëve po u ngushtohet laku'/ Berisha: Qeveria ka ulur me 2% ndihmën ekonomike

POROSIA/ Protesta e 7 korrikut, Berisha: Kërkoj intensifikim maksimal

Edi Rama flet vonesën e satelitëve, do i përdorë për fermerët: Do të vijnë brenda këtij viti!

Shifrat e INSTAT flisnin për rënie,Rama i kundërshton: Mbulojmë 97%të konsumit vendas.Ku ikën lopët?

Gruri problem për t'u shitur, Rama mburret: Na është rritur prodhimi

Rama ngre alarmin: Do të kemi një dimër të ashpër dhe mungesa të mëdha

Rama me charter privat në mes të krizës ekonomike/ Peleshi: Ka lidhje me dinjitetin e shtetit

“Ju s’menaxhoni dot dy mikrofonë”/ Salianji ironizon Peleshi: Na jepni dhe ne nga një lopatë

Peleshi: S'kemi avionë për shuarjen e zjarrit, s'na leverdis. Ka kosto shumë, e kam dhimbje koke

Helmim masiv në Kukës, Gjici: S’ka probleme me ujin e pijshëm, u përzie me atë të vaditjes

Sherr tek 'Siguria Kombëtare', Peleshi: Zjarre do kemi! Xhaferaj: Të kemi helikopterë në punë

Del VD-Ka momenti kur makina me nënë dhe djalin thyen kangjellat dhe përfundon në lumë

Mjeti me nënën e fëmijën në ujë, dalin pamjet nga Berati

Avionët për shuarjen e flakëve, Peleshi: Do blejmë orë tek NSPA. Noka: E provova unë, nuk ia vlen

Zjarri në Sazan, Peleshi: S'u shua vetë, uji vetëm do e 'eksitonte'. Duhet ndërhyrje nga terreni

Informacion "TOP SECRET"/ Kuvendi futet pa dashje LIVE, gjenerali ndërhyn me urgjencë

KAOS në komision/ Denaj hedh në votim shtyrjen, Duma: Atë e bej unë! (Pyet sekretariatin)

Akti për kompensimin e çmimeve/ Duma: 8 pronarë nën hetim. Bejtja: S'kam informacion

Debat në Komisionin e çështjeve sociale, paralajmëron Duma: Do bllokoj mbledhjen!

Rama dhuron gjak, kryeministri: Sa herë ma keni pirë? Te e majta, ajo dhuron gjak

“Me paratë e buxhetit kompensoni oligarkët”/Grida Duma: Qeveria nuk i shpërndani lekët për qytetarët

TEST 2

Shkrumbohet fasoneria e italianes në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Largimi i pushuesve nga Shëngjini krijon trafik të rënduar në aksin Lezhë-Milot

U bllokuan në Valbonë, evakuohen me helikopter 4 turistët

Policia në aksion, arreston 9 shoferë, gjobit 341 të tjerë

'Jemi njerëz të mirë e besnik'/ Rama: Mund ta përdorni çmendurinë tonë për t'u marrë me të tjerët

Deri në 179 km/h, makina inteligjente kap mat shoferët në Bypass-in e Fierit, pezullohen 89 patenta

Rama: Dëgjojmë se Putin është shumë sëmurë, por as BE nuk është e shëndetshme

Rama në Austri: Keni qenë krah nesh, ndjej keqardhje për BE-në

Statusi kandidat për në BE, Rama: Ukraina mos të kenë iluzione, mori ilaç kundër depresionit

Rama: S'ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhja depresive në Bruksel

Refuzon të largohet nga banesa, 50-vjeçari në Berat kërcënon të hidhet nga pallati

Rama takohet me shqiptaren në Austri, gruaja: Jam krenare që takova kryetarin

'Ulu', aksion policie në mes të natës në Astir, 2 persona shtrihen në tokë

'DRONI edukues'/ Policia rrugore me pajisje të re, monitoron çdo ndryshim drejtimi të parregullt

Aeroporti i Vlorës në zonë të mbrojtur, Tabaku: Shkatërron ekosistemin, projekt korruptiv

Protesta e Berishës, Jorida Tabaku konfirmon pjesëmarrjen: Jam në ballë të çdo opozite të qeverisë

Takoi Metën në Baku, Berisha: Sa të mbyllë Presidencën, bashkohemi kundër Ramës