Demokratët nuk e dëgjuan deri në fund, Paloka: I pashë kush bëri zhurmë, për të zez të vet e kanë
Edi Paloka TIRANË- Fjalimi i Edi Palokës nuk mori vëmendjen e duhur nga demokratët. Gjatë mbledhjes së Këshillit Komb&eu...
Edi Paloka TIRANË- Fjalimi i Edi Palokës nuk mori vëmendjen e duhur nga demokratët. Gjatë mbledhjes së Këshillit Komb&eu...
Vellai i Butes KOSOVË- Personi në foto është Qëndrim Januzi, 30-vjeçari i cili vrau me armë zjarri një person n&e...
Gazment Hyseni KOSOVË- Ky është Gazmend Hyseni, 30-vjeçari i cili u vra mbrëmjen e djeshme në Ferizaj nga personi i dyshuar...
Mimi Kodheli TIRANË- Deputetja Mimi Kodheli është zgjedhur kryetare e Grupit Parlamentar Socialist brenda Asamblesë Parlamentare të...
ELBASAN- Invalidëve të punës të pajisur me librezën e invaliditetit në transportin urban qytetas – rrethqytetas të Elbasanit nuk u njihen librezat dhe janë të detyruar të paguajnë biletën ose në të kundërt i zbresin me dhunë nga autobusi.
Në Fiks Fare u ankua kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës në qytetin e Elbasanit, zoti Vasil Petroshi, që prej kohësh kanë hasur një problematikë me transportin. Që prej korrikut të vitit 2020 nuk u njihet libreza e invalidit të cilat janë me ligj. Ai ngre problemin se edhe pse i janë drejtuar me kërkesa institucioneve si Bashkisë Elbasan apo ministrisë ende ky problem nuk është parashtruar në mbledhjen e këshillit bashkiak duke i lënë këta invalidë të mos përfitojnë atë që u takon me ligj.
Ai tregon se për të shmangur abuzimet që mund të behën me librezat e invaliditetit ai u ka shtruar aty vertetimin e komisionit mjeko ligjor të bashkangjitur me vulë të njomë dhe përsëri kompanitë që operojnë në fushën e transportit urban nuk ua njohin. Janë detyruar të marrin edhe pranë njësive administrative vërtetim që trajtohen ekonomikisht, por edhe ketë nuk ua njohin. Madje invaliditetin e fshatit nuk e njohin fare.
Në nenin 11 të ligjit “Për statusin e invalideve të punës” thuhet që udhëtimi i invalideve me mjetet e komunikacionit shtetëror dhe privat qytetas bëhet falas. Ndërkohëe, me mjete ndërqytetas bëhet me 50 % të vlerës së biletës.
Por, çfarë ndodh në autobusët shoqerisë së transportit Kriva shpk?
Fiks Fare shoqëroi disa invalidë në urbane dhe pse ata u treguan librezën e invaliditetit fatorinove, u detyruan të paguanin biletën. Madje kishte edhe nga ata fatorino që dy prej invalidëve i zbritën fare nga urbani vetëm pse treguan librezën e invaliditetit. Në videot e transmetuara në Fiks Fare u pa qartasi se në këtë linjë nuk pranoheshin prej kohësh librezate invaliditetit. ” Ça është kjo, nuk e njohim. Ka kohë që është hequr, duhet të paguash biletën ose zbrisni” i drejtohet njëri prej fatorinove një invalidi.
Fiks Fare iu drejtua bashkisë së Elbasanit për të mësuar arsyen se përse invalidet në këtë qytet janë të detyruar të paguajnë kur udhëtojnë me linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetas.
Bashkia e Elbasanit në përgjigjen e saj bëri me dije se ishte në dijeni të ankesës së Shoqateës së Mbrojtjes dhe Integrimit të Invalidëve të punës, madje në dt 2 nëntor të vitit të kaluar i ka tërhequr vëmendjen kompanisë së transportit Kriva shpk, për moszbatim të kushteve të licencës.Në këtë shkresë Bashkia e Elbasanit e ka paralajmëruar kompaninë Kriva shpk me pezullim të licencës nga 6-12 muaj në rast përsëritje.
Edhe pse për 1 vit kompania e transportit të udhëtarëve ka vazhduar të shkelë ligjin , Bashkia e Elbasanit nuk ka marrë asnjë masë penalizuese, por ka rënë dakord me kompaninë që invalidët krahas vërtetimit të invaliditetit që marrin nga drejtoria e sigurimeve shoqërore të jenë të pajisur edhe me një vërtetim konfirmimi nga Bashkia Elbasan.
Pra, invalidët dhe veteranët në Elbasan që të përfitojnë transportin falas, një e drejtë që ua jep ligji, duhet të paraqesin dy vërtetime në autobuz,një nga dega e sigurimeve dhe një nga bashkia.
Por edhe ky vërtetim nuk njihet në autobusët e Elbasanit dhe invalidët vazhdojnë të penalizohen sa herë zgjedhin mjetet e transportit urban dhe interurban të këtij qyteti
Marrë nga Top Channel
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Në Shqipëri procesi i vaksinimit kundër koronavirusit shënoi një tjetër rënie gjatë muajit nëntor. Të dhënat zyrtare, të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojn...
TIRANË– Armand alias Butrint Hasani, personi i dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e Sokol Çapjas, në dhjetor 2005 në Elbasan, është rishfaqu...
VLORË – Biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj ka dhënë dorëheqjen nga Shoqata “Unioni Turistik për Jugun”. Ai e konfirmoi vendimin e tij në Facebook duke ...
Humbja e jetës së katër turistëve rusë, Sergei Burenkov, gruas së tij, vajzës dhe dhëndrit, në një hotel luksoz në zonën e Qerretit në Kavajë, vazhdon ende të j...
TIRANË- Gjyqtarja e Tiranës, Klorinda Çela u shkarkua nga detyra më 28 tetor, pasi rezultoi me mungesë burimesh financiare prej 55 milionë lekësh pë...
TIRANË– Kanë kaluar 2 vite nga mbledhja e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, fill pas tërmetit shkatrimtar të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona...
TIRANË– Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi ka firmosur një udhëzim, i cili ndaolon çdo mësues të dënuar për vepra penale kundër të m...
TIRANË – Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi se proçesi i unifikimit të Abetares mes Shqipërisë dhe Kosovës është vonuar si pasojë e pu...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndezur sot dritat e pemës në zonën e njohur si Pazari i Ri në kryeqytet. E siç bën çdo...
TIRANË– Genc Sejko, ‘njeriu i memve’, ka bërë me dije “arsyen” se përse biznesmeni Gjergj Luca është një nga mbështetësit më të mëdhenj të kryeministrit Ed...