Rajoni

Intervistimi i Thaçit në Hagë, Vuçiç: Është mbi gjithçka, dialogu për ta është vetëm një temë burokratike

Ditën e sotme presidenti Vuçiç ka komentuar marrjen në pyetje të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se kjo çështje është mbi gjithçka.
Featured image of article: Intervistimi i Thaçit në Hagë, Vuçiç: Është mbi gjithçka, dialogu për ta është vetëm një temë burokratike Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

SERBI– Presidenti serb, Aleksander Vuçiç , një ditë para udhëtimit në Bruksel, ka folur për intervistimin që po i bëhet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Lideri serb ka thënë se tashmë tema e intervistimit të Hashim Thaçit është mbi të gjitha diskutimet dhe se çështja e dialogut është vetëm një çështje zyrtare dhe burokratike.

“Marrja një pyetje e Hashim Thaçit në Hagë është mbi gjithçka, dhe kjo është tema e vetme në Prishtinë, dialogu për ta është vetëm një temë zyrtare, burokratike.”- është shprehur Vuçiç.

Ndërsa sa i  përket temave që do të diskutohen mes tij dhe Hotit në Bruksel, Vuçiç ka treguar se do të flasin për dy tema kryesore të cilat janë në axhendë, dhe se njëra prej tyre është diskutimi për fatin e personave të pagjetur dhe tema tjetër do të jetë bashkëpunimi ekonomik, qarkullimi i mallrave, kapitalit e shërbimeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera presidenti serb ka përmendur edhe miratimin e Rezolutës për vlerat e luftës në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se me veprime të tilla do të jetë shumë e vështirë që të ndërtohet mirëbesim mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas tij , me rezoluta të tilla do të arrestohet secili serb që flet keq për UÇK-në.

 A.C/Dosja.al

Shto Koment