LIVE UPDATES
Politike

INTERVISTA/ Zëdhënësja e Komisionit Europian: Shqipëria meriton hapjen e negociatave, i plotësoi kushtet!

26 Qershor 2021, 19:22 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Zëdhënësja e Komisionit Europian: Shqipëria

Dështimi për t’i dhënë Shqipërisë një dritë jeshile për negociatat nuk duhet të dekurajojë as Tiranën dhe as Brukselin. Këtë ka lënë të kuptohet në një intevistë për MCN zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero. Ajo thotë se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut meritojnë të çelin negociatat, por i shmanget pyetjes nëse ka ardhur koha që të dy vendet të ndahen në procesin e integrimit.

E realizojmë këtë intervistë pasi Këshilli Europian nuk mori vendim për konferencën e parë për Tiranën dhe Shkupin. Si e cilësoni mungesën e një date për dy vendet?

Këshilli nuk arriti një marrëveshje për kornizën negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që do të lejonte hapjen e negociatave për të dy vendet. Është e qartë se nga perspektiva e komisionit të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet dhe është koha për të ecur përpara. Është bërë shumë punë dhe Komisioni ka punuar me presidencën portugeze për të arritur këtë objektiv dhe mendoj se po hyjmë në fazën finale. Ky proces duhet të mbyllet shpejt dhe duhet të ecim përpara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur.

Le të ndalemi specifikisht te Shqipëria. Ju përmendët se është bërë shumë punë. A ka kritere të tjera që duhen përmbushur apo për këtë hap, është kryer çdo gjë?

Pavarësisht sfidave që solli me vete pandemia e Covid-19, Shqipëria ka vijuar të tregojë përkushtim dhe ka arritur rezultate të qëndrueshmedhe te prekshme në fushat kryesore që ka përcaktuar Këshilli. Progresi i bërë nga Shqipëria në reformën zgjedhore dhe në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë zbatimin e reformës në drejtësi, por edhe kur është fjala për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka marrë vlerësimin e Komisionit se Shqipëria I plotëson kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

E dimë se Këshilli Europian nuk e mori këtë vendim për shkak të vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut. A është koha që dy vendet duhet të ndahen në rrugën drejt BE, pra a mendoni se ka ardhur koha që dy vendet të ndahen?

Komisioni është i bindur se të dy vendet i plotësojnë kushtet dhe ne mezi po presim të mbajmë konferencat e para me të dyja, sa më shpejt.

A mendoni se kjo do të ndodhë në samitin e tetorit apo do të mbajmë shpresë për dhjetorin?

Ne shpresojmë t’i mbajmë konferencat me të dy vendet sa më shpejt të jetë e mundur. Është bërë shumë punë dhe ne kemi bashkëpunuar ngushtë me presidencën portugeze. Është bërë progres. Po hyjmë në fazën finale dhe na duhet ta ë punvazhdojme punën mbi rezultatet që janë arritur gjatë presidencës portugeze dhe periudhës që vjen më pas. Do të punojmë edhe me presidencën sllovene për këtë objektiv.

Ka pasur disa shtyrje për Shqipërinë dhe MV, pavarësisht nxitjes së disa vendeve europiane për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. A mendoni se këto shtyrje do të përcaktojnë një mungesë besimi te BE-ja?

Politikat e zgjerimit janë një proces që bazohet në meritë. Të dy vendet kanë arritur rezultate dhe ne mendojmë se të ecim sa më shpejt përpara me procesin. Kjo është edhe një çështje besimi për BE-në. Ne presim të mbajmë sa më shpejt konferencat ndërqeveritare me të dy vendet, pasi të dyja i kanë plotësuar kushtet për ta bërë një hap të tillë.

Marrë nga MCN

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ana pisonero integrimi i shqiperise ne be ana pisonero integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën