Sport

INTERVISTA/ Siguroi finalen, Egbo kundër kritikëve: I mbyllëm gojën atyre që na sulmuan, thonin që Tirana do i lërë finalen Bylisit

Një motivim më tepër për bardheblutë që skenari i eliminimit të mos mbërrinte në një kohë që titulli i Superiores mund të vendoset në ndeshjen e fundit
Featured image of article: INTERVISTA/ Siguroi finalen, Egbo kundër kritikëve: I mbyllëm gojën atyre që na sulmuan, thonin që Tirana do i lërë finalen Bylisit Emmanuel Egbo-Trajneri i Tiranës

TIRANË- “Tirana do t’i lërë Bylisit Kupën dhe do ta ketë rrugën e lirë për kampionat”. Ishte kjo një ndër “marrëveshjet” që ka marrë jehonë sa i përket dy ekipeve pas takimit të zhvilluar në “Adush Muça” ku po vazhdon ende hetimi për bastet dhe shumat e vendosura. Një motivim më tepër për bardheblutë që skenari i eliminimit të mos mbërrinte në një kohë që titulli i Superiores mund të vendoset në ndeshjen e fundit ku si për ironi është pikërisht një tjetër përballje ndaj Bylisit.

“I kemi mbyllur gojën të gjithëve atyre që na kanë sulmuar në ndeshjen e parë që Tiranë do t’ia lërë Bylisit Kupën, do të bëhet kështu apo do të bëhet ashtu. Sot ishim edhe freskët, kishte kushte më të mira për futbollistët që të luanin futboll. Thonin që Tirana do t’ia lërë finalen Bylisit. Po se për çfarë arsye, nuk e kuptoj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I kam thënë drejtuesëve që në të ardhmen duhet të vazhdojmë me këtë bazë që na ka sjellë deri këtu. Do të largohen vetëm ata lojtarë që nuk duan, baza do të jetë kjo”

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment