LIVE UPDATES
Bota

INTERVISTA/ Ministri Abrashi jep LAJMIN: Linja ajrore Prishtinë – Beograd, në kohë rekorde

9 Shtator 2020, 20:23 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Ministri Abrashi jep LAJMIN: Linja ajrore Prishtinë –

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se nga projektet infrastrukturore, të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë, do të krijohet një ndërlidhje më e mirë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, me finalizimin e projekteve hekurudhore, autostradës dhe të tjerave që janë pjesë e marrëveshjes në Uashington, do të krijohen shumë vende të reja të punës dhe mundësi për ndërmarrësit e rinj.

Ministri Abrashi bën të ditur se Autostrada e Paqes, lidhja hekurudhore Prishtinë-Merdare dhe lidhja hekurudhore Nish-Prishtinë janë projekte që synohen të financohen nga Korporata Ndërkombëtare e SHBA-së për Zhvillim Financiar.

Abrashi flet edhe për linjën ajrore Prishtinë-Beorgrad, për të cilën, siç thotë, është duke u përpiluar një marrëveshje me kompaninë ajrore Lufthansa.

Sipas tij, kjo linjë ajrore do të nisë në kohë rekorde.

Radio Evropa e Lirë: Zoti ministër, në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia janë zotuar se do t’i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara më herët gjatë këtij viti për operacionalizimin e Autostradës së Paqes, lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare dhe lidhjen hekurudhore Nish-Prishtinë. Cili është plani për këto?

Arban Abrashi: Qeveria e Kosovës ka paraqitur projekte të ndryshme në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; mes tjerash, edhe këto projektet që kanë qenë të iniciuara më herët si ide në letrën e qëllimit të mirë, të muajit shkurt të këtij viti. Ne kemi paraqitur projekte të mëdha infrastrukturore, që do të bëjnë një ndërlidhje më të mirë në Ballkan, në mënyrë që të krijohen më shumë vende të reja të punës dhe mundësi për ndërmarrësit e rinj dhe njerëzit në Ballkan.

Projektet që kanë kaluar, ato që shihen në publik dhe që kanë kaluar në Shtëpinë e Bardhë, pranë presidentit të SHBA së, Donald Tramp, janë: autostrada Prishtinë-Merdare, ose pjesa e mbetur e autostradës “Ibrahim Rugova”, që ka një gjatësi prej 27 kilometrash. Dhe, nëse kryhen procedurat shpejt, besoj që brenda 12 muajsh përfudnon.

Projekti i dytë ka të bëjë me hekurudhat e mbetura, të parehabilituara, që janë jashtë funksionit – [ajo] Fushë Kosovë-Meradre, e cila ka një gjatësi prej 45 kilometrash. Këtu e kemi lënë të hapur mundësinë, nëse traseja ekzistuese do të jetë apo do të bëhet trase tjetër, pasi që dihet që në pjesën që kalon nëpër Prishtinë, ky rrjet apo kjo rrugë ka pasur ndërhyrje të mëdha. Po ashtu edhe tuneli që është i dëmtuar, merr një kosto të madhe të rehabilitimit. Pra, varësisht nëse është kjo trase apo tjetër, ndryshon edhe kostoja.

Radio Evropa e Lirë: Sa është kostoja e këtyre dy projekteve?

Arban Abrashi: Ne kemi një studim fizibiliteti, të fundit për trasenë ekzistuese, që nënkupton edhe rehabilitimin e tunelit që potencova më lart – përafërsisht kap shumën e rreth 150 milionë eurove.

Ndërsa, për autostradën e mbetur 27 kilometra Prishtinë-Merdare kemi një kosto të përafërt, që është rreth 240 milionë euro.

Radio Evropa e Lirë: Kush do t’i financojë këto projekte?

Arban Abrashi: Janë projekte që synohen të financohen nga Korporata Ndërkombëtare e SHBA-së për Zhvillim Financiar. Kjo është korporata që ka premtuar financimin e këtyre projekteve. Ajo ka qenë preznete edhe në Shtëpinë e Bardhë, kur janë diskutuar të gjitha këto projekte.

Radio Evropa e Lirë: Përveç këtyre dy projekteve, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik. Çfarë parasheh ky projekt?

Arban Abrashi: Ky është projekti që ne e kemi futur. Mendoj se Kosova dhe Shqipëria do të jenë përfitueset më të mëdha, përkundër asaj që po dëgjoj zëra të paqëndrueshëm, ku thuhet se po i mundësohet dalja Serbisë në det, ku tash Serbia është e lidhur në det përmes Portit të Tivarit në Mal të Zi, por edhe në rrugë të tjera.

Ndërtimi i një hekurudhe nga Prishtina deri në portin e Adriatikut, pra në bregdetin shqiptar, rrit pozitën gjeostrategjike dhe Kosova po bëhet një vend tranzit i mallrave për Ballkan dhe Evropën Qendrore.

Ne, me marrëveshje, jemi pajtuar për një studim fizibiliteti dhe shpresoj të kryhet shpejt, pasi që një delagacion nga SHBA-ja synon të vijë gjatë shtatorit.

Po ashtu, një projekt që nuk po përmendet e që ka peshë të madhe në të bërit biznes në Kosovë dhe në përgjithësi në zhvillimin e vendit, është linja e gazsjellësit. E kemi diskutuar edhe më herët, por është një projekt që ka qenë pjesë e diskutimeve dhe e investimeve të SHBA-së në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Kur mund të futet në operim linja ajrore Prishtinë-Beograd?

Arban Abrashi: Ne po presim të bëjmë një marrëveshje me një nga operatorët që ka shfaqur interesim për këtë linjë ajrore. Zyra jonë ligjore dhe zyra ligjore në Zyrën e Kryeministrit janë duke e përpiluar marrëveshjen. Ne synojmë që në periudhë rekorde, Qeveria e Kosovës të ketë një marrëveshje me kompaninë Lufthansa, e cila do të operojë dhe do ta ketë Prishtinën një prej bazave të saj.

Me të bërit e kësaj marrëveshjeje hapen edhe mundësitë për rifillimin e linjës, e cila është menduar në letrën e qëllimit të mirë në shkurt.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë përftimet që do t’i ketë Kosova nga kjo pikë e marrëveshjes?

Arban Abrashi: Autostrada dhe hekurudhat kanë ndikim të madh në zhvillimin e vendit. Deri më tani, Kosova nuk është e lidhur shumë mirë me rrugët tranzit evropiane, qoftë të hekurudhave, qoftë autostradave. Përmes këtyre dy projekteve dhe atë me Shqipërinë, kjo do të ulë koston e të bërit biznes, ka ndërlidhje më të mirë të njerëzve, krijon mundësi për biznes dhe ndërlidhje më të mirë për biznesin. Dhe, Kosova dhe ndërmarrësit do të dinë ta shfrytëzojnë më mirë këtë mundësi.

Radio Evropa e Lirë: Autoritetet kompetente të hekurudhave në Kosovë kanë deklaruar në vazhdimësi se linja ndërkombëtare hekurudhore që lidh Kosovën me Serbinë, është nën administrimin e Serbisë dhe strukturave paralele serbe në Mitrovicë të Veriut. Kjo marrëveshje, a do ta kthejë këtë linjë nën administrimin e Kosovës?

Arban Abrashi: Nuk kemi hyrë në këto detaje, pasi që po flasim për një linjë tjetër prej Prishtinës në Merdare, që është jashtë funksionit. Për pjesën e hekurudhave dhe menaxhimit në veri është e vërtetë që Infrakos [ndërmarrja e hekurudhave] nuk ka pasur qasje. Unë kam kërkuar një raport dhe besoj që këtë problem do ta zgjidhim deri në fund të vitit. Nuk është pjesë e marrëveshjes, është diçka që unë po synoj ta trajtoj dhe të gjej zgjidhje.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arban abrashi kosove arban abrashi kosove

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni