Sport

Intervista më e paparë e javës jepet nga Haaland, gazetari pendohet për pyetjet

Njeriu i ndeshjes dje ishte Erling Haaland. Pas fitores, ai dha një intervistë të çuditshme, për të cilën po flasin të gjithë
Featured image of article: Intervista më e paparë e javës jepet nga Haaland, gazetari pendohet për pyetjet Festa verdhezi

Derbi Dortmund-Schalke nuk solli vetëm rikthimin e Bundesligës dhe fitoren 4-0 plot spektakël të verdhezinjve, por edhe intervistën më fantastike të javës.

Njeriu i ndeshjes ishte Erling Haaland, i cili shënoi një gol dhe asistoi një herë. Pas fitores, ai dha një intervistë të çuditshme, për të cilën po flasin të gjithë.

Gazetari: Pas përfundimit të ndeshjes ju dhe shokët e skuadrës shkuat para ‘Murit të Verdhë’, i cili ishte i zbrazur. Pse e keni bërë këtë?

Haaland: Pse jo?

Gazetari: A ishte një lloj mesazhi që dëshironi të dërgoni?

Haaland: Po.

Gazetari: Do të na tregoni mesazhin?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Haaland: Për tifozët e mi. Për tifozët tanë.

Gazetari: Ata janë gjithçka për ty dhe Dortmundin?

Haaland: Janë.

Gazetari: Faleminderit shumë. Ishte kënaqësi të flisnim me ju.

Haaland: Faleminderit.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment