Aktualitet

INTERVISTA/ “Masakra e Peshkëpisë”, Beleri: Një akt terrorist, ja si e vërtetoj pafajësinë time (FOTO)

Alfred Beleri e cilëson "Masakrën e Peshkëpisë" si një akt terrorist. Ai ka mohuar akuzat për përfshirjen e tij në këtë masakër. Beleris ka treguar si e vërteton ai pafajësinë e tij.

TIRANË- Kryetari i OMONIA-s dega Sarandë, Alfred Beleri, në një intervistë për Dosja.al, ka mohuar akuzat që i bëhen për përfshirje në “Masakrën e Peshkëpisë”, ku u vra komandanti i postës kufitare të Peshkëpisë Fatmir Shehu, ushtari Arsen Gjini dhe u plagosën ushtarët e tjerë Ardian Velmishi, Janaq Zaka, Frederik Kalemi.

Beleris e ka cilësuar “Masakrën e Peshkëpisë” si një akt terrorist i dënueshëm dhe ai distancohet plotësisht.

Ishte një masakër, një akt terrorist dhe nuk ka sesi të jetë qendrimi im veçse duke u distancuar dhe … Më falni s’po gjej dot fjalën në shqip. Distancohem, e dënoj dhe është një akt terrorist që nuk ka lidhje me pikëpamjet e mia, botëkuptimin tim dhe është e papranueshme për zgjidhjen e problemeve”, thotë Beleri për Dosja.al.

Më tej ai mohoi akuzat për përfshirjen e tij në këtë ngjarje, ku tha se ka një sërë dokumentesh që vërtetojnë se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje.

“Unë jam akuzuar vetëm nga mediat, nga asnjë organ kompetent as në Greqi e as në Shqipëri. Unë kam qenë në Qipro sëbashku me 100 bashkëatdhetarët tanë minoritar, për specializim në fushat e ndërtimit, të binesit. Ishim 100 minoritar që ishim në Qipro nga Janari i 1994-së deri në fund të qershorit të 1994-ës. Duket nga pashaporta ime e atëhershme, nga hyrjet e mia në teritorin e Qipros dhe nga kthimi, nga sigurimet shoqërire se jam i siguruar në Qipro, nga vendimi i shkollës, kam vërtetim nga shkolla që kam ndjekur këtë kurs, kam dhe vërtetim nga sindikata e bunonjësve të bankave të Qipros që na kishin ftuar”,- deklaroi Beleri.

Më tej ai komentoi një foto të publikuar nga mediet greke e më pas edhe nga ato shqiptare, ku tha se personi për të cilin pretendohet se është ai, është tjetër kush. Për këtë ai paraqiti një foto nga një dokument i viti 1994, që sipas tij vërteton se nuk është personi në foto.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

 

 

 

 

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Shto Koment